Pengmarrja, ndjekje penale për një djalë dhe një vajzë
Një djalë dhe një vajzë janë dërguar për ndjekje penale, pasi janë proceduar në lidhje me një pengmarrje. Djali dyshohet se është pengmarrësi, ndërsa vajza dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë në polici. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur dy net më parë. Hume B. ka denoncuar në polici se Ergit M., 25 vjeç kishte tentuar ta përdhunonte në makinë. Menjëherë, policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili dyshohej për përdhunimin e 20-vjeçares. Kur ai është kapur, është sqaruar situata se ata njiheshin bashkë dhe që nuk ka pasur tentativë përdhunimi. Sipas policisë, Ergiti ka marrë me forcë në mjetin e tij "Audi", me targë TR 3475, Humen, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, e cila ka bërë kallëzim të rremë për Ergitin, se ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Kështu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë të dy personat.
Ble.Gi.
Ble.Gi.