Kapet pas 13 vjetësh arrati, vrasësi shqiptar
Pas 13 vjetësh në arrati, skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard ka arrestuar një të shumëkërkuar shqiptar që fshihej në Anglinë Veriore. Sokol Sinani është prangosur në shtëpinë e tij në qytetin e Njukasllit, pasi Interpol Tirana ka mundur të identifikojë vendin ku fshihej, duke njoftuar homologët britanikë. Burime zyrtare nga policia angleze bën të ditur se i shumëkërkuari shqiptar fshihej në Angli, me identitet të rremë, duke përdorur emrin Ismail Sinani. Ai kishte zgjedhur si vend fshehjeje, një lagje periferike në qytetin e Njukasllit dhe se ishte i martuar me një britanike, e quajtur Carol.
Sinani, 37 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Kukës për një vrasje të ndodhur në vitin 1996. Për këtë vrasje, Gjykata e Kukësit dënoi me 20 vjet burg të vëllain e Sokolit, bashkautor në krim, Afrim Sinanin, i cili pasi u arratis nga Burgu i Bënçës në vitin 1997 ku vuante dënimin, kërkoi azil në Britaninë e Madhe. Afrim Sinani, i cili kishte përfituar përmes mashtrimit qytetarinë britanike, u arrestua në Londër, shtatorin e vitit 2006.