Godet me thikë moshatarin pas grindjes, pranga të miturit
14-vjeçari u ndalua nga policia pasi goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij. Uniformat blu kanë evidentuar fundjavë të përgjakshme me thika edhe në Tiranë
Tiranë - Fundjava ka qenë e mbushur me ngjarje që kanë pasur si protagonistë të rinjtë dhe mjetet e përdorura thikat. Kështu një 14-vjeçar është ndaluar nga policia pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij.
Burime të policisë bëjnë të ditur se “në orët e vona të natës së kaluar, ka nisur procedimi penal në ngarkim të 14-vjeçarit me iniciale A. F., në klasën e shtatë pasi ka goditur me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, bashkëmoshatarin e tij, shtetasin J. L., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit”.
Mësohet se adoleshenti J. L. ndodhet i shtruar në spitalin kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për 14-vjeçarin A. F. ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës, pasi akuzohet për veprën “plagosje e lehtë me dashje”.
Fundjava Ndërkohë në Tiranë fundjava ka lënë pas katër të plagosur në ngjarje të ndryshme të ndodhur midis tyre. Duket se thikat kanë qenë armët e preferuara për të dehurit dhe sherrxhinjtë e tjerë. Pas përleshjeve, spitali ka qenë stacioni i radhës. Gjatë së shtunës, shërbimet e Komisariatit nr. 3 kanë marrë njoftim se një plagosje ka ndodhur afër tregut. Policia konstatoi se Hekuran Shkëmbi, 47 vjeç, ishte plagosur me thikë, ngjarje e ndodhur pranë Uzina Dinamo në Tiranë. Policia, pas hetimeve bëri të ditur se autori i plagosjes, është Flamur Çeta, 53 vjeç. Autori është vënë në pranga, për vrasje të mbetur në tentativë. Ndërkohë, 47-vjeçari po merr mjekimet e duhura në spital. Ngjarja tjetër ka ndodhur në zonën e “Ali Demit”, ku dy të rinj janë përleshur midis tyre, duke lënë pas një të plagosur me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në një lokal në këtë zonë, Endri Musollari, 22 vjeç, mori plagë të rënda. Motiv për këtë ngjarja ka qenë gjendja e dehur e 22-vjeçarit, i cili ka replikuar dhe ka sharë 19-vjeçarin në tavolinën përballë. Ky i fundit nuk e ka kuptuar dhe kur janë nxehur gjakrat, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi të. Për këtë ngjarje, policia ka shpallur autor shtetasin Erlis Duka, 19 vjeç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, pa mundur të arrestohet.
Njoftimet
Por nuk kanë përfunduar këtu, njoftimet në sallën operative, pasi një tjetër ngjarje është lajmëruar me anë të telefonit. Kësaj here, dy të rinj në Paskuqan kanë ndeshur me thika midis tyre. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës. Sipas policise, Klodian Rusi dhe Armand Lita, secili 18 vjeç, jane zënë me njëri-tjetrin, ndërkohë që ishin të pajisur me biçakë. Ata i kanë shkaktuar plagë njëri-tjetrit. Pas ngjarjes, të rinjtë e plagosur janë dërguar në spitaldhe më pas në polici.
2 Qershor 2009