E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone Albania bashkë me jetimët e Shkodrës për një jetë më të mirë



Me rastin e 1 Qershorit, Vodafone Albania ka qenë pranë fëmijëve jetimë në qytetin e Shkodrës për një jetë më të mirë. Duke marrë shkas nga situata, në të cilën jetojnë 48 fëmijë jetimë në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, fondacioni Vodafone Albania shprehu angazhimin të mbështesë projektin e propozuar nga Shoqata Kombëtare e Jetimëve me një shumë prej 1 250 000 lekë, shumë e cila është përdorur për të përmirësuar kushtet e jetesës të Jetimores së Shkodrës dhe për të krijuar një mjedis të ngrohtë, familjar dhe sa më të përshtatshëm. Në aktivitetin e organizuar me rastin e përurimit të përfundimit të projektit, i cili edhe koinçidoi me festën e fëmijëve, morrën pjesë skuadra e Fondacionit Vodafone Albania, pjesëtarë të shoqatës së jetimëve, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të tjerë miq të ftuar. “Është kënaqësi që urimet tona për të gjithë fëmijët sot, ti bëjmë nga Shtëpia e Jetimëve në Shkodër. Është përgjegjshmëri e jona të jemi të ndjeshëm ndaj atyre që marrin më pak kujdes e vëmendje se fëmijët e tjerë, dhe me aq shumë nevoja”, – tha në fjalën e tij, Albi Greva gjatë ceremonisë së festës së organizuar. Festa u mbyll nën tinguj këngësh e dhuratash që skuadra e Fondacionit Vodafone kishte përgatitur për ta. Edhe pse ka vetëm një vit prezencë në Shqipëri, Fondacioni Vodafone Albania ka treguar më tepër se një herë ndjeshmërinë dhe përkushtimin e saj ndaj grupeve më në nevojë të shoqërisë shqiptare, duke financuar rreth 20 projekte anembanë vendit, që prekin fusha të ndryshme, përfshirë arsimi, shëndetësia, grupet vulnerabël, mjedisin etj.

2 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›