Fëmijët në mitingje, parlamenti Rinor i bën apel Presidentit për ndërhyrje
Reagimi i Topit: Mesazhin i’a përcillni direkt edhe partive. Festa e 1 Qershorit statistika të frikshme për fëmijët e punësuar dhe të dhunuar
Jonida Tashi
Përfaqësues të Parlamentit Rinor, i kanë bërë apel Presidentit të vendit, Bamir Topi, për të frenuar përdorjen e fëmijëve në mitingje politike. Në një takim që përfaqësues të Parlamentit Rinor patën me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve me Presidentin Topi, të rinjtë i shprehen kreut të shtetit indinjatën e përdorjes së fëmijëve në mitingje. Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se në takimin e zhvilluar në formë bashkëbisedimi, duke u ndalur tek aktualiteti i ditës, përfaqësuesit e Parlamentit Rinor i paraqitën kryetarit të Shtetit shqetësimin mbi përdorimin e të miturve nën moshën 18 vjeç për të mbushur sallat apo mitingjet elektorale.
Apeli
Sipas përfaqësuesve të Parlamentit Rinor, kjo gjë dëmton procesin arsimor dhe edukues të të miturve, pasi i shkëput nga mësimi si dhe përdoret imazhi i tyre për qëllime elektorale të partive politike në Shqipëri. Më tej, përfaqësuesit e Parlamentit Rinor shpjegojnë se ky lloj angazhimi bie ndesh jo vetëm me normat morale e etike, por edhe me frymën e Konventës së të drejtave të Fëmijës. Por megjithëse Presidenti Topi, e ka vlerësuar nga ana e tij si të dëmshëm pjesëmarrjen e fëmijëve në mitingje, ai u ka kërkuar të rinjve që ky shqetësim real tu përcillet direkt partive politike. Gjithashtu, Topi i inkurajoi të rinjtë që të jenë aktivë në debatin publik për të shprehur hapur mendimet e tyre, edhe nëpërmjet takimeve me subjekte të tjera. Në fund të takimit Presidenti dhe përfaqësuesit e Parlamentit Rinor ranë dakord për mendimin dhe kërkesën se të rinjtë dhe e ardhmja e tyre, duhet të trajtohen si prioritet në programet elektorale të partive politike. Në prag fushatash elektorale që zakonisht kanë përkuar edhe me sezonin e shkollave, fëmijët janë lajmëruar për ndërprerje të mësimit dhe janë tërhequr në mitingje politike. Pjesëmarrja e tyre është dënuar nga shoqata të mbrojtjes së fëmijëve.
Konferenca
Me rastin e festës, fëmijët shqiptarë në mbarë vendin kanë marrë një premtim të fuqishëm nga ministri i Punës, realizimi i të cilit do të ishte dhurata më e bukur për ta. Pikërisht në këtë ditë të shënuar, kreu i Punës, Viktor Gumi, ka premtuar nxjerrjen e fëmijëve nga varfëria. Ministria e Punës, organizoi dje, me rastin e 1 Qershorit, Konferencën për Realizimin e Objektivave të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët, në të cilin u prezantua Raporti Vjetor i monitorimit të Strategjisë. Në fjalën e tij, ministri i Punës, Viktor Gumi, theksoi se Strategjia Kombëtare për Fëmijët, e miratuar në vitin 2005, është një strategji ambicioze, që synon respektimin e të drejtave për të gjithë fëmijët dhe se, në zbatim të saj dhe të programit të qeverisë, Ministria ka ndërmarrë përmirësime të rëndësishme në fushën ligjore, strukturore dhe organizative për të siguruar kushte të përshtatshme për mirërritjen e fëmijëve. Duke i’u referuar raportit, Ministri Gumi theksoi se procesi për ngritjen e mekanizmit institucional për monitorimin dhe realizmin e politikave kombëtare dhe rajonale për të drejtat e fëmijëve ka përfunduar në nivel qendror dhe janë hedhur hapa për shtrirjen e tij në nivel rajonal ku, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe mbështetjen e donatorëve, janë ngritur Njësitë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.
Njësitë
Aktualisht Njësitë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve funksionojnë në 4 qarqe e 11 bashki. Gumi ka bërë të ditur se njësitë kanë asistuar mbi 700 fëmijë në nevojë dhe familjet e tyre. Sipas Ministrit të Punës, shtrirja e njësive në të gjitha vendin dhe konsolidimi i tyre do të rrisë numrin e fëmijëve të asistuar dhe riintegruar. Më tej, ministri Gumi u ndal në iniciativën e kryeministrit Berisha për rishikimin e skemës së mbështetjes me ndihmë ekonomike. “Përmirësimi i ligjit ‘Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore’ ka për qëllim përfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike edhe të grupeve të tjera në nevojë, kryesisht fëmijë jetimë, fëmijë kryefamiljarë, etj. që aktualisht mbeten të pambuluar nga skema aktuale”, - u shpreh Gumi.
Në fjalën e tij, ministri e vuri theksin në rëndësinë e aplikimit për herë të parë në Shqipëri të Shërbimit të Kujdestarisë për Fëmijët. Sipas tij, fëmijët që do të përfitojnë nga ky shërbim do të dalin nga vija e varfërisë, pasi do të mbështeten me 3 dollarë në ditë, ose 50 për qind më shumë se vija e varfërisë. Në Konferencë merrnin pjesë dhe diskutuan edhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Fëmijët si, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit e Shëndetësisë, si dhe përfaqësues të organizatave partnere dhe donatorëve. Në Konferencë u promovua Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijë, nëpërmjet të cilit nevojat e fëmijëve nga i gjithë vendi do të vijnë në vëmendje të profesionistëve përmes numrit telefonik 116, iniciativë kjo e UNICEF dhe CRCA. Më tej Konferenca vijoi me diskutime rreth Raportit, problematikës së identifikuar nga ai në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe rekomandimeve për përmirësimin e politikave në të ardhmen. Konferencën e përshëndeti Zonja Topi.
2 Qershor 2009