E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shembja e pallatit”, shtyhet seanca për më 9 qershor



GJIROKASTER- Shtyhet sërish seanca për shembjen e pallatit në Gjirokastër. Data e seancës së radhës është caktuar 9 qershori, ndërsa pritet që të dëshmojnë për ngjarjen 10 persona.
Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues ka dëgjuar dëshmitë e 9 personave që kryesisht ishin teknikë dhe punonjës të firmës ndërtuese të pallatit. Të pranishëm ishin dhe 7 të pandehurit, mes tyre dhe pronari i firmës Sotiraq Janora dhe inxhinieri Gjergji Meçe. Shembja e pallatit 5 katësh mesditën e 9 nëntorit në Gjirokastër shkaktoi 3 të vdekur dhe disa të plagosur.

2 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›