Godet vëzhguesin, arrestohet presidenti i ekipit të Burrelit
LIBRAZHD- Përsëri probleme në ndeshjet e kampionatit shqiptar. Eshtë arrestuar pasditen e djeshme presidenti i ekipit të Burrelit, pasi goditi vëzhguesin e ndeshjes në Librazhd. Ngjarja ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Sopoti-Burreli, e cila u mbyll në avantazh për skuarën e Librazhdit.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes presidenti Murat Koliqi ka goditur vëzhguesin e ndeshjes Sazan Velcani, i cili ka mbetur në vend pa ndjenja për rreth 3 minuta. Sipas zëdhënëses së Policisë Valbona Begu, bëhet e ditur se debati ka nisur pas ndeshjes që u fitua 1-0 nga ekipi i Sopotit, kur presidenti i ekipit të Burrelit Murat Koliqi.
Pasi është arrestuar, Koliqi është dërguar në ambientet e policisë së Elbasanit në paraburgim. Policia ka shoqëruar edhe 3 futbollistë të Burrelit, bashkë me presidentin Koliqi, të cilët u përfshinë në ngjarje.Ndeshja mes Sopotit dhe Burrelit ishte e prapambetur për Kategorinë e Parë.
Ndërkohë pritet që ngjarja të zbardhet me marrjen në pyetje të presidentit Koliqi.
(m.a/BalkanWeb)