E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët mbyllin grevën, Topi shpresa e fundit

Autori i Lajmit: Suela Topi
“Nesër në mëngjes do ta kemi zemrën 10 herë më të fortë se sa ditën që hymë në grevën e urisë. Ju falënderoj nga zemra që për 8 ditë i dhatë shumw Shqipërisë me këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme qytetare për dhjetëra orë këtu pa pushim, pikërisht për të treguar se ju doni lirinë dhe s mund të zgjidhni ndëshkimin si kartona të Berishës dhe Ramës”

Deputetët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Partisë Demokristiane dhe Petro Koçi kanë ndërprerë grevën e urisë, pas tetë ditësh qëndrimi brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë. Pasi kanë kundërshtuar Kodin e ri para kolegëve deputetë, kanë braktisur seancën në shenjë proteste. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta para se tw linde grevwn deklaroi pwrpara deputetwve se kodi i ri zgjedhor do të kontestohet deri në fund, ndërsa theksoi se miratimi i Kodit të ri do të ketë ndikim edhe për katër vitet e ardhshme. Meta tha më tej, se janë shkelur rekomandimet e OSBE-së dhe ODHIR-it nga dy partitë hartuese të Kodit zgjedhor. Të njëjtat kontestime u përsë ritën dhe nga grevistët e tjerë. Por duket se tashmë shpresat e deputetëve që ishin në grevë do të varen tek Presidenti, hallka e fundit që do të kalojë Kodi Zgjedhor para se të kthehet në ligj të zbatueshëm.
Vendimi
Me një qëndrim të papritur 10 deputetët grevistë kanë mbyllur grevën e urisë duke e quajtur si të fituar betejën e parë në luftën për mbrojtjen e votës së lirë. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi në Kuvend, se PD dhe PS kanë hartuar një kod elektoral që synon vjedhjen e votës së lirë. Ai theksoi se reforma zgjedhore u bllokua për një kohë të gjatë, me qëllimin e vetëm të përgatitjes së një skenari ogurzi për zgjedhjet e ardhshme, për të cënuar procesin e administrimit të këtyre zgjedhjeve. Kodi i Ri Zgjedhor, tha Meta, është në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-ODHIR-it, për të qenë të barabartë në komisionet pluraliste dhe qëllimi i vetëm i këtij Kodi është të eliminojë forcat e tjera politike, të manipulojë zgjedhjet. Sipas tij, me kodin e ri, tani janë dy parti që kanë anëtarët e tyre në komisionet e jo si më parë kur kishin dhe partitë e tjera. “Ky kod që po miratoni është përgjegjësi e madhe e juaja dhe ju mund të nxirrni dhe ndonjë diplomat si ajo deklarata e dytë pa emër e OSBE-së ditën e djeshme. Në veçanti këtë e kam për kolegët e mi të dikurshëm dhe mund të realizojnë nëpërmjet këtij kodi, eliminimin e opozitës së vërtetë të tyre”, - tha Meta. “Me këtë kod nuk ka asnjë garanci për zgjedhjet e ardhshëm, duke ditur që në pushtet është Sali Berisha që ka shumë arsye për të manipuluar zgjedhjet dhe për ti shpëtuar vitit tjetër dhe drejtësisë. Këtë kod ju e keni vendosur që ta miratoni dhe kështu që nuk po flas shumë”, - tha në fjalën e tij Ilir Meta. Ai shtoi se LSI do të vazhdojë të denoncojë këtë padrejtësi politike dhe më pas u largua nga salla e Parlamentit duke iu bashkuar protestuesve që ishin grumbulluar para Parlamentit. Kreu i LSI-së deklaroi para tyre se do të ndërmarrë protesta në të gjithë vendin, duke theksuar se do të niste dhjetorin e dytë në Shqipëri, duke nënkuptuar këtu dhjetorin e viteve 90, kur ndodhën ndryshimet demokratike. “Nesër në mëngjes do ta kemi zemrën 10 herë më të fortë se sa ditën që hymë në grevën e urisë. Dua së pari t ju falënderoj nga zemra për 8 ditë që i dhatë shumw Shqipërisë me këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme qytetare për dhjetëra orë këtu pa pushim, pikërisht për të treguar se ju doni lirinë dhe s mund të zgjidhni ndëshkimin si kartona të Berishës dhe Rams. Ju jeni këtu sepse jeni të ndërgjegjshëm se pa mbrojtur lirinë tuaj sot, fëmijët tuaj nuk mund të jetojnë më mirë nesër. Ju jeni këtu sepse ndjeni një rrezik që vjen nga kasa konsensuale Rama- Berisha, dhe të monopoleve pa fund që ata duan të krijojnë në këtë vend”-tha Meta para protestuesve të shumtë.

Ndoka
Në Parlament po miratohet kodi i vjedhjes së votës

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha të martën në mbrëmje në Kuvend, se miratimi nga dy partitë e mëdha i Kodit zgjedhor po zhvat dhe pasurinë e fundit të shqiptarëve, që është vota e lirë. Sipas tij, kodi është një thikë pas shpine e atyre që deri dje na përqafonin. Ndoka tha se Sali Berisha ka ardhur me një thikë mw vete për të marrë hak dhe po kryen një puç kushtetues dhe një krim kundër demokracisë. Sipas tij, Berisha dhe deputetët e tjerë kanë ardhur për ti vënë minat zgjedhjeve të vitit 2009. Ai theksoi se në grevën e urisë PDK-ja kishte një deputet që ka bërë 1 vit burg për të mbrojtur Berishën. Ndoka ka sulmuar Berishën dhe për përçarjen në partinë e tij. Ai tha, se për përçarjen e PDK-së, Berisha përdori jo vetëm mediat e PS-së por vetë këtë parti. “Sa keq për ty Sali Berisha, linde njeri dhe po bëhesh përbindësh politik”,- lëshoi Ndoka akuzën në drejtim të kryeministrit. “Këto zgjedhje janë të Sali Berishës dhe të fundit të tij politik”, - tha Ndoka.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›