“Kodi produkt i kompromisit dhe sakrificës”
Autori i Lajmit: red.
Bashkekryetari demokrat i Komisionit per Reformen Zgjedhore, Ilir Rusmali, deklaroi dje ne Kuvend se materiali i hartuar eshte produkt i nje kompromisi te jashtezakonshem dhe i nje bashkepunimi, ne shenje te sakrifices ndaj interesave te ngushta partiake. “PD-ja ka sakrifikuar ne teresine e dispozitave te Kodit. Terheqja nga pozicioni preferencial per sistem maxhoritar ne Shqiperi per te patur nje qeverisje sa me te sigurt ne te ardhmen eshte nje sakrifice e madhe e PD-se”,- u shpreh Rusmali. Duke vleresuar se kodi i ri mbeshtetet ne modelet me te mira evropiane dhe se ka marre rekomandimet e nderkombetareve, Rusmali shtoi se dokumenti ka thithur opinionet e shoqerise civile, nepermjet sugjerimeve dhe diskutimeve te hapura. Ai shtoi se materiali reflekton dhe ekspertizen informale te eksperteve, kryesisht ata te OSBE-ODHIR. Duke folur per greven e deputeteve, Rusmali u shpreh se vlereson mendimin ndryshe, por u shpreh i bindur se te gjithe kundershtite duhet te jene politike dhe jo te kthehen ne sakrifica fizike. “Ky Kod do te mbahet mend gjate ne Shqiperi jo vetem se ka potencial per te siguruar zgjedhje te ndershme, por do te mbahet mend si produkt i nje procesi konsensusi”, - theksoi Rusmali, duke ftuar grevistet qe te bashkohen me hartuesit. Bashkekryetari shprehu sigurine se Kodi do te marre shumicen e votave ne Parlament, pasi eshte hartuar me konsensus te plote.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008