E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kodi i ri, nje projekt profesional”

Autori i Lajmit: red.
Bashkekryetari i komisionit per reformen zgjedhore, socialisti Fatmir Xhafaj ka mbrojtur para deputeteve punen e bere me kodin e ri zgjedhor, duke theksuar se ne kete pakete eshte shkrire deshira e nje pjese te madhe te partive parlamentare. “Projektligji eshte nje projekt profesional qe perfaqeson produktin e bisedimeve te gjata e te veshtira. Ne duart tuaja keni nje test ligjor. Do ta konsideroja me shume se pozitiv faktin se diskutimin per kodin nuk e kryem ne limitet kohore. 8 muaj pas ndryshimit te sistemit zgjedhor sot ne sanksionojme rregullat per zhvillimin e zgjedhjeve. Konsensusi i gjere parlamentar eshte nje nga vlerat e ketij procesi”, - theksoi Xhafaj, sipas te cilit, ne kete proces, si rrallehere nuk eshte vendosur vetoja nga nje prej partive te medha. “Projekti ka nje korpus prej 180 nenesh nga perfaqesues komisionesh te 7 grupeve parlamentare. Vetem per 8 nene ka pasur vote kunder nga anetare te dy grupeve parlamentare. Kemi arritur te japim sinjalet se dime te gjejme gjuhen e mirekuptimit per cceshtjet thelbesore. Palet munden te punonin ne menyre te pavarur me njeri-tjetrin ne zyrat e Kuvendit te Shqiperise”,- vijoi deputeti socialist. Ne vijim te fjales, Xhafaj theksoi se mbi 90 % e rekomandimeve te ODIHR-it jane marre parasysh. Ne fund te fjales se tij, bashkehartuesi i kodit te ri zgjedhor u shpreh se kjo pakete eshte me e mira e mundshme edhe pse ndoshta jo me e mira qe mund te behej. “Kodi zgjedhor eshte me i miri ne kushtet aktuale por jo zgjidhja me e mire e mundshme. Jam i bindur se nuk ekziston nje ligj perfekt. Besoj se ne kushtet aktuale te mungeses se besimit reciprok kemi bere maksimumin e mundshem. Ky kod eshte nje premise qe zgjedhjet e vitit 2009 te jene me te mirat qe kemi pasur ne kete vend”,- perfundoi deputeti socialist.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›