Ky eshte kodi qe nxjerr Berishen nga politika
Autori i Lajmit: red.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi mbështet kodin e ri zgjedhor duke e konsideruar atë si kodin që do të largojë Berishën nga pushteti. Blushi theksoi gjatë fjalës së tij se PS konsideron kundërshtar Partinë Demokratike dhe jo Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Gjithë këto ditë është krijuar përshtypja sikur ky është një problem mes PS dhe LSI përgjithësisht dhe kjo është arsyeja tjetër që dua të them diçka për këtë pikë. Kolegët e grevës që dolën, me Ilir Metën, Spartak Brahon, dhe Petro Koçin, ne kemi fituar një palë zgjedhje që unë nuk i harroj në vitin 2001. Por, së bashku me Petron ne kemi humbur një palë zgjedhje në vitin 2005 dhe sigurisht këtë nuk e harroj dot. Në atë kohë, kolegët tanë thanë që ne që jemi këtej, ishim të korruptuar edhe besoj që sot, e kanë kuptuar se në fakt të korruptuarit janë pas meje dhe sot kanë arsye për t u bërë pishman për çfarë kanë thënë për ne të këtij krahu. Kjo është arsye që ju që qeshni sot, jeni në pushtet, kjo është arsye që ju që qeshni sot jeni edhe një vit në pushtet”, - tha Blushi. Ai theksoi se PS do të jetë garantuese e zgjedhjeve të 2009-ës dhe do të ruaj çdo votë shqiptarësh, mbi të gjitha çdo votë që hidhet kundër Sali Berishës. “Nuk mund të jem cinik dhe t ju kërkoj të votoni këtë kod, por po e mbyll duke ju thënë, se për sa kohë ka shpresë që ky kod na jep të gjithëve një mundësi për ta nxjerrë Sali Berishën nga politika do ta votoj dhe kjo është arsyeja pse kam ardhur sot”, - tha Blushi.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008