E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditen të vegjlit

Përveç qytetarëve, tregtarët e vegjël e kanë pësuar më së keqi nga rritje e çmimeve. Shumë nga ta kanë mbetur pa blerës dhe u ka rënë fitimi deri në 10 për qind. Si pasojë, po lëshojnë “veresi” me të madhe. Thonë se kjo po ndodh nga fakti se ka rënë fuqia blerëse. Nga Agon Sinanaj më 04 prill 2011 në ora 09:07

Rritja e çmimeve nuk i ka dëmtuar vetëm qytetarët dhe blerësit e zakonshëm. Hiç më mirë këtë “uragan” çmimesh nuk po e kalojnë as tregtarët e vegjël, që në Kosovë përbëjnë 95 për qind të bizneseve.

Shaip Gashi, pronar i shitores “Ereza”, thotë se prej rritjes se çmimeve ka rënë interesimi i blerësve, e me këtë edhe fitimi.

“Diku për 10 për qind më ka rënë fitimi. Kisha dashur që çmimet të kthehen siç kanë qenë”, thotë ai. Ai mohon se veç faktorëve të jashtëm, ka ndikuar edhe ndonjë faktor i brendshëm në rritjen e çmimeve.

Rënia e fuqisë blerëse po i detyron qytetarët që “shpëtimin” ta kërkojnë te qendrat e mëdha tregtare, për të gjetur produktet me çmime më të lira. Dhe më së keqi nga kjo po e pësojnë shitoret dhe dyqanet e vogla.

Pronarët e tyre thonë se edhe ata pak qytetarë që vijnë, shumica marrin “veresi”.
Kjo situatë, për Shaip Gashin, po vazhdon që nga janari i këtij viti. Saktësisht prej kohës kur u rritën çmimet.

Gashi thotë se nuk është e thënë që sa herë të rriten çmimet, të përfitojnë tregtarët. Posaçërisht për ata të vegjlit që nuk punësojnë mbi 4 persona.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›