Subashi: Prokuroria të hetojë shpërthimet në Patos- Marinzë
Ai tha se Ministria e Ekonomisë vetëm pak muaj më parë premtoi zgjidhje, por tani hesht kur shpërthimet bëhen edhe më të fuqishme.
“Pardje në zonën naftë mbajtëse Patos- Marinzë ka ndodhur një tjetër shpërthim i fuqishëm, i cili tmerroi banorët e zonës. Pritëm dje, të kishte një reagim nga institucionet përkatëse, nga Ministria e Ekonomisë, nga Ministria e Brendshme, nga deputetët e mazhorancës në qarkun e Fierit apo edhe nga kryeministri, por askush nuk u kujtua t’u jepte një përgjigje shqetësimeve të banorëve kësaj zone. Është për të ardhur keq që shqetësimit legjitim të banorëve të zonës Patos- Marinzë, qeveria iu përgjigj me ndërhyrjen brutale të policisë së Fierit, e cila ka arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe ka dhunuar banorët, të cilët kishin dalë të tmerruar nga shtëpitë e tyre dhe në mënyrë krejt spontane u gjendën në të ashtuquajturën rrugë nacionale Fier – Berat”, tha ai.
Deputeti Subashi tha se prokuroria duhet të hetojë rreth këtyre shpërthimeve të cilat kanë sjellë jo vetëm panik e dëme të konsiderueshme materiale te banorët, por nga ana tjetër po bëjnë të papërdorshme këto vendburime për të ardhmen. “Ne do të jemi gjithmonë përkrah banorëve të kësaj zone, nuk do pajtohemi asnjëherë me këtë situatë dhe vuajtjet e këtyre njerëzve, padrejtësitë në ndarjen dhe administrimin e pasurive publike do të marrin fund, do të marrin fund menjëherë sapo të largojmë me votë bashkë me shqiptarët këtë regjim”, tha më tej. /Start/
2012-09-11 12:05