E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e ajrit dy herë më e lartë se në Evropë

 Sipas Institutit të Shëndetit Publik, ndotja është 2.5 herë më e lartë se rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe kjo vihet re jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit.

“Ndotja e ajrit në vend, shkakton rreth 500 vdekje mbi numrin e zakonshëm të vdekjeve, kryesisht prej tejkalimit të përmbajtjes së grimcave më të vogla se 2.5 mikron”, tha sot specialisti i ISHP-së, Agron Deliu.

Rekomandimet e OBSH kanë vlera më të ulëta, në parametrat që sigurojnë një mbrojtje të shëndetit të popullatës. "Para një muaji u vendos të bëhet një plan veprimi për Tiranën dhe qytete të tjera, që të jetë i efektshëm, që të ketë bashkëpunim midis pushtetit vendor dhe lokal, për të cilin kemi vuajtur shumë deri tani dhe me qëllim që të sigurohet një ulje e ndotësva të ajrit”, tha Deliu.

Për uljen e ndotjes, sipas tij, është ngritur dhe grupi i punës që do të ketë kontroll të pastrimit të rrugëve, të karburanteve, plan të detajuar për rritjen e gjelbërimit në qytete dhe kuptim dhe bashkëpunim të mirë politik./Start/

                                                                                             2011-12-14 15:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›