Goditet nga ishemia cerebrale, Dionis Qirixidhi
19/05/2009 Poeti, studim mbi Lord Bajronin
SARANDË - Studiuesi dhe poeti Dionis Qirixidhi është goditur në studion grafike “Milosao” nga një ishemi cerebrale, njësoj siç i ka ndodhur poetit të njohur Xhevahir Spahiu, ndërsa ishte në fazën përmbyllëse të punës studimore që hedh dritë të re mbi figurën e poetit të madh Bajron dhe raporteve të tij me Shqipërinë. Ai ishte duke i dhënë dorën e fundit një studimi kompleks mbi figurën e poetit të shquar anglez Lord Bajronit dhe raporteve të tij të panjohura me Shqipërinë. Prej disa vitesh ai punon në bashkinë e Athinës, në sektorin e emigrantëve, ku ka dhënë një mbështetje të njohur e të vlerësuar ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi. I dhënë tërësisht pas zbulimit të të panjohurave në këtë figurë poliedrike, Dionis Qirixidhi, kishte vendosur t’i kthehet bashkëpunimit me bashkëpunëtorë të tij të vjetër në Sarandë, duke pranuar sakrificën e punës për disa muaj larg familjes së vet të emigruar prej vitesh në Athinë.
Por puna përtej fuqive fizike, larg kujdesit të familjes dhe që nuk ka njohur kufi mes ditës dhe natës, i ka kushtuar atij humbjen e shëndetit. Ekzaminimet fillestare nga mjekët specialistë të Sarandës kanë arritur në identifikimin e një goditjeje ishemike, e cila ka kërkuar trajtim më të specializuar në spitalin universitar të Janinës.