E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, zgjerohet harta e tokave të përmbytura

Nga të dhënat më të fundit të Ministrisë së Brendshme, bëhet e ditur se aktualisht ndodhen nën ujë 11400 hektarë tokë.Ndërkohë, të përmbytura janë edhe 2649 banesa si dhe janë evakuuar 5148 persona. Komuna më e prekur nga përmbytjet është ajo e Bushatit, me 2500 ha tokë, e ndjekur nga Bërdica me 2100 ha tokë. Komuna të tjera të prekura nga vërshimi i ujërave janë edhe ato Komuna, Rrethina, Guri Zi, Ana Malit, Velipojë, Dajç. Vlen të theksohet se brenda Shkodrës, ka arritur në 250 hektarë tokë dhe 330 shtëpi të përmbytura. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha inspekton kryerjen e operacioneve në Dajç dhe Velipojë, ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi inspekton Bushatin ndërsa ministri i Bujqësisë Genc Ruli inspekton në Komunën Gur i Zi. Shpërndarja e ndihmave dhe operacionet e tjera po kryhen sipas planit të parashikuar në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›