E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Korçës; Hap dyert për 1300 studentë



Të paktën 1310 studentë të rinj pritet të ulen në auditorët e Universitetit "Fan S. Noli" të qytetit të Korçës, gjatë vitit akademik 2008-2009.

Rektori i Universitetit të Korçës, prof. as. Dr. Gjergji Mero, tha dje se "kjo rritje e numrit të studentëve vjen jo vetëm nga kuotat që ka përcaktuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe nga interesimi i të rinjve që përfundojnë shkollat e mesme në rajonin e Korçës, si dhe hapjen e dy degëve të reja në këtë institucion të arsimit të lartë".

Sipas tij, në Fakultetin e Mësuesisë me 7 degë për këtë vit është parashikuar si kuotë pranimi një numër prej 620 studentësh të rinj.

"Degët Gjuhë-Letërsi, Gjuhë Angleze, Fiziologji-Sociologji dhe Cikël i Ulët të këtij fakulteti kanë numrin më të lartë të kuotave të pranimeve e njëkohësisht të njëjtë me nga 100 pranime të reja secili", - theksoi rektori Mero.

Ai u shpreh se në këtë fakultet për herë të parë gjatë këtij viti akademik do të fillojnë të funksionojnë degët e reja Matematikë-Fizikë dhe Matematikë-Informatikë, me kuota pranimi 160 studentë të rinj.

Fakulteti Ekonomik me 4 degët e tij Financë, Turizëm, Menaxhim dhe Marketing vazhdon të mbetet i preferuar për studentët që zgjedhin Universitetin e Korçës për studime të larta me afro 100 pranime të reja secili.

Ai shtoi se kuotë të lartë pranimi dhe njëkohësisht kërkesa ka edhe për degën e Infermierisë në Fakultetin e Infermierisë të Universitetit të Korçës dhe pas tij me kuotat më të ulëta të pranimeve dhe të frekuentimit është Fakulteti i Bujqësisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›