E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendja ekonomike, gruaja vret burrin me thikë kuzhine

Debati i tyre është dëgjuar përtej mureve deri tek fqinjët aty pranë, por askush nuk do ta mendonte se këtë herë gruaja kishte vrarë burrin. Në të vërtetë, Marash Doda, 40 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes disa herë me thikën e kuzhinës nga bashkëshortja e tij, 28-vjeçarja Vitore Doda. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15.30 të pasdites së djeshme në vendin e njohur si “Bregu i Lumit”, në periferi në kryeqytetit, kur mes çiftit Doda ka patur një debat të ashpër çka shumë shpejt ka në vend policinë. Policia ka gjetur të vdekur kryefamiljarin Doda, ndërsa ka arrestuar në kushtet e flagrancës autoren e krimit, bashkëshorten e tij.

Pas hetimeve të para në lidhje me vrasjen, burime nga policia e Tiranës kanë bërë me dije se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me gjendjen e vështirë ekonomike që po përjetonte kjo familje, por mësohet se gjatë debatit gruaja kishte kërkuar divorc pas 2 javë martese.

Një burrë ka gjetur vdekjen në banesën e tij dhe policia akuzon si autor të vrasjes bashkëshorten e saj. Krimi brenda familjes ka ndodhur pasditen e djeshme në “Bregun e Lumit” në periferi të Tiranës, kur mes çiftit Doda, kryefamiljarit Marash Doda dhe bashkëshortes së tij, Vitores, ka shpërthyer një debat i ashpër. Sipas hetimeve të policisë, gjithçka ka ndodhur në prani të familjarëve të të dy bashkëshortëve. Ata rrëfejnë se të rinjtë ishin martuar vetëm dy javë më parë, ndërsa dje kishin vendosur të ndaheshin, pas disa mosmarrëveshjeve. Pikërisht ky moment është shoqëruar nga debate mes bashkëshortëve dhe më pas gjithçka ka degjenuar në përdorimin e thikës.

Ekspertët besojnë se gruaja ka rrëmbyer një thikë që ndodhej mes enëve të kuzhinës duke qëlluar në kraharor bashkëshortin e saj.

Nga ana e grupit hetimor, është bërë e mundur sigurimi i armës së krimit e cila është një thikë e cila plotëson kushtet e armës së ftohtë. Sakaq, fqinjët tregojnë pas ngjarjes se kohët e fundit dëgjonin shpesh sherre në familjen Doda, por asnjëherë nuk mendonin se gjendja do të arrinte deri në vrasje. Sipas tyre, mes viktimës dhe të dyshuarës për vrasje, kohët e fundit kishte përplasje të cilat dëgjoheshin dhe jashtë banesës për shkak të britmave të tyre. Bashkëshortja është arrestuar dhe ka dëshmuar në polici për vrasjen. Në vendngjarje shkuan pa humbur kohë forcat e policisë të cilët që në hyrje kanë parë gruan që nuk i kishte mbetur gjë tjetër veç dorëzimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›