E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzen Berisha: Nuk kam punësuar njerëz në ambasada

Djali i Kryeministrit shqiptar, Shkëlzen Berisha, deklaroi dje se nuk ka ndërhyrë asnjëherë që të punësojë njerëz në ambasadat shqiptare. “Dy ditë me radhë, më datë 26 dhe 27 gusht 2008, gazeta “Tema”, dhe më datë 27 gusht edhe gazeta “Shekulli” i servirin publikut shpifjet dhe trillimin, ku pretendohet se emërimi i një punonjësi të ambasadës shqiptare në Itali ka ardhur si kërkesë e imja ose indirekt nga përdorimi që të tjerë i kanë bërë emrit tim. Duke shprehur keqardhjen për degjenerimin e tyre profesional i bëj me dije opinionit se unë nuk i kam kërkuar askujt në asnjë formë apo rrethanë të punësojë personin në fjalë (të cilin as që e njoh), për më tepër nuk kam autorizuar apo lejuar askënd të përdorë emrin e familjes sime për të realizuar një qëllim të tillë, madje krejt natyrshëm (në kushtet e mosnjohjes) nuk kam pasur asnjë dijeni që personi në fjalë të ketë qenë i punësuar në ambasadën shqiptare në Romë. I bindur në vërtetësinë e këtij deklarimi, ftoj këdo që ka fakte ose prova që flasin për të kundërtën t`i bëjnë ato publike”, - u shpreh Shkëlzen Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›