E Diel, 1 Nëntor 2026

Orikum/ Banoret ne proteste: Do te mbrojme pronen

Vlore- Banoret e Orikumit u rikthehen protestave ne kerkim te pronave te pretenduara. Rreth 100 vete jane tubuar diten e djeshme ne hyrje te qytezes dhe kane marshuar pergjate bulevardit, duke bllokuar nje pjese te rruges, si dhe me pas kane ndalur ne oborrin e bashkise se Orikumit. Ka qene ora 09:00 e mengjesit kur protesta e banoreve ka bllokuar punen e zyrtareve te bashkise, pasi ishte bllokuar hyrja ne institucion. Bllokimi ka zgjatur per me se nje ore. Protestuesit kerkuan tokat e tyre ne bregdet dhe zbatimin e ligjit 7501, me parullen; "Toka tek i zoti!". Madje i bene thirrje qeverise qe te zbatoje ligjin qe vete e dekretoi. Nen akuze jane vene edhe deputete te zones dhe kryebashkiaku i Orikumit. Shume prej protestuesve thane se "ne tokat e tyre nuk do te lejonin qe te hidhej asnje lopate zhavorr dhe jo me te ndertoheshin godina shume kateshe". Me parullat ne duar "Tokat tek i zoti!", "Zbatoni ligjin 7501!", banoret jane shprehur se tokat do t'i mbrojne me te gjitha menyrat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›