E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize/ Plagoset ne miniere fadromisti 40-vjecar

Plagoset ne miniere fadromisti, aksidenti per shkak te demtimit te armatures ne pakujdesi. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se dieles ne Bulqize, ne nivelin 16-te te galerise, kur 40- vjecari Dalip Rexha ka qene duke punuar ne brendesi. "Albanian Chrome ACR", njoftoi dje se gjate turnit te dyte te punes ne miniere, specialisti me profesion mikroskupist, (fadrome qe funksionon brenda galerive), ka pesuar nje aksident ne pune. "I plagosuri po trajtohet aktualisht prane Spitalit Ushtarak te Tiranes dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten, duke iu nenshtruar nje serie analizash per te vleresuar permasen e demtimit fizik nga ngjarja", njoftoi kompania. Sipas hetimit te kryer, gjate zhvendosjes se mjetit mbrapsht, ne levizje, Rexha ka goditur ne nje kembe te armatures se ndertuar brenda nivelit te 16-te, duke shkaktuar rrezimin e katrorit te armimit mbi te. Goditja e kembes se armatures dhe rrezimi i katrorit te armuar, i kane shkaktuar demtime ne kurriz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›