E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: DASH të ulë palët në tryezë

Ish-kryetari i republikanëve, Sabri Godo shprehet se situata në Shqipëri mund të marrë zgjidhje vetëm nëpërmjet një angazhimi të Departamentit Amerikan të Shtetit. Duke iu përmbajtur kësaj ideje, ai ka propozuar që DASH të ulë palët në tryezë dhe pasi t’i dëgjojë ata për qëndrimet që kanë, t’u japë për të nënshkruar një zgjidhje konkrete dhe të detyrueshme. “Unë kam thënë para janarit se duke parë sesi po ecnin punët do duhet një ndërmjetësim amerikan, për të ulur palët në bisedime dhe për të arritur një marrëveshje. Kjo u refuzua nga DASH. Por ka 18 muaj që Europa na bën thirrje, bisedoni, zgjidhni çështjen, dhe të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër dhe s’kanë pasur efekt. Atëherë, unë si alternativë të vetme mbetej që të kishte një ndërmjetësim autoritar nga Departamenti i Shtetit që palët të ulen, të dëgjohen dhe në fund pastaj të prevalojë ajo që do të ishte gjykimi i këtij të treti që është një mik i ynë i fortë”, - tha Godo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›