Godo: Dentistët po punojnë me metoda të vjetruara
Duket se evolucioni teknologjik nuk ka prekur klinikat dentare. Në pjesën më të madhe të tyre gjendet vetëm një aparaturë, prodhim i shumë viteve më parë dhe karrige e thjeshtë. Mjetet e tjera të punës sterilizohen me metoda primitive.
E ndërsa për sa i përket përditësimit të dijeve, dentistët, as që humbasin kohë me gjëra të tilla. Rreth diagnozave më të fundit apo sëmundjeve më të rralla, dentistët bëjnë hamendësime, duke rrezikuar jetën e pacientit.
Godo
Duke iu referuar gjendjes në të cilën ndodhet stomatologjia në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë Konferencës së 14-të të Stomatologjisë, ka kritikuar punën e dentistëve. Sipas saj, mungesa e njohjeve me teknologjitë e reja të kësaj fushe, si dhe neglizhenca e tyre për të përditësuar dijet, po bëjnë që çdo ditë e më shumë që kjo fushë të pësojë regres dhe jo progres.
"Duhet të dilni me një qëndrim të unifikuar diagnostik dhe terapeutik në sektorin e stomatologjisë", - tha ministrja Godo. Sipas saj, duhet të hartohet udhërrëfyesi dhe të krijohen skemat e një menaxhimi në rang kombëtar për shumë patologji të fushës së stomatologjisë.
Ajo i mëshoi faktit se "strukturat qendrore dhe rajonale të fushës së stomatologjisë duhet të ushtrojnë një kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm mbi zbatueshmërinë e këtyre udhërrëfyesve, të detyrueshëm për të gjithë stomatologët, pasi duhet të arrijmë në një standardizim të të gjitha qëndrimeve tona në fushën e stomatologjisë".
Duke u ndalur tek marrëdhëniet mjekë-pacientë, ministrja Godo tha se "duhet të insistojmë dhe në drejtim të promocionit, që qytetari të jetë i mirinformuar për shëndetin e tij në fushën orale".
Organizatorët e konferencës vunë theksin tek hartimi i një strategjie të përbashkët nga departamenti i Stomatologjisë, së bashku me shoqatën dhe MSH-në për shëndetin oral në Shqipëri. Strategji të tilla, sipas tyre, do të provojnë mbrojtje të indeksit të kariesit dhe patologjive të tjera orale.
Urdhri i Mjekut
Si një ndër institucionet shëndetësore kryesore që pret ankesat e pacientëve, Urdhri i Mjekut vlerëson se dentistët nuk ushtrojnë ashtu siç duhet profesionin e tyre. Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, në Konferencën e 14-t të Stomatologjisë, së organizuar në Tiranë, u shpreh se "do të nisin kontrollet në klinikat private dentare, pasi është vënë re se disa prej tyre ushtrojnë punën pa pasur licencën përkatëse. Gjithashtu, një tjetër problem është edhe mungesa e higjienës, ku ka pasur raste të infektimit të pacientëve".
Unioni i kryeqyteteve
Tirana do të kthehet në metropol
Gjatë zhvillimit në Tiranë të konferencës së 12-të të Unionit të Kryeqyteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, kryetari i bashkisë, Edi Rama, ka prezantuar ndryshimet e deritanishme të kryeqytetit dhe sfidat që po përballet aktualisht. Në prezantimin e tij kreu i bashkisë, Rama, ka paraqitur Tiranën si metropolin e së nesërmes. “Sot ne ballafaqohemi jo më me problemin e dikurshëm, që do të kishte të bënte me problemin e dikurshëm nëse ne do ta kishim të mundur të krijonim një kryeqytet nga rrëmuja dhe mbeturinat e një periudhe lirie pa kufi, pa rregulla. Ndërkohë që sot ne jemi këtu përballë problemesh të reja, sfidash të reja, përpjekjesh të reja në një kryeqyteti i cili është në rrugën e formimit si një metropol, si pikë referimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e të nesërmes”, - tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Unioni i Kryeqyteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore ka zhvilluar konferencën e 12-të në Tiranë, duke e konsideruar kryeqytetin shqiptar një histori suksesi. Tema e kësaj konference, që do të zgjasë deri më datë 30 tetor, është politika dhe programet për zhvillimin e qyteteve-metropol. Disa nga çështjet kryesore që do të trajtohen janë Tirana-metropol, plani rregullues, infrastruktura dhe investimet në shërbimet publike të qyteteve, impakti në mjedis i transportit, mbetjet urbane, cilësia e jetesës, si dhe impakti i decentralizimit në qeverisje. Unioni i Kryeqyteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore është një organizatë ndërkombëtare, në të cilën janë anëtarë kryeqytetet e Athinës, Beogradit, Bratislavës, Bukureshtit, Budapestit, Kievit, Lubjanës, Shkupit, Sofjes, Tiranës, Vjenës, Zagrebit etj.
Studimi
Sulfati i magnezit ndihmon në lindjen e fëmijëve të shëndetshëm
Një studim i ri tregon se kur grave shtatzëna u jepet sulfati magnezi ose kripë Epsom, kjo pakëson me 50 për qind rrezikun e lindjes së fëmijëve me sëmundjen “cerebral palsy”. Aktualisht, 1/3 e të gjitha rasteve të cerebral palsy-t lidhen me lindje të parakohshme. Mjekët kanë zbuluar një trajtim të thjeshtë, por të efektshëm që ul rrezikun e këtij çrregullimi neurologjik tek foshnjat e lindura para kohe. Shkencëtarët shqyrtuan 2200 gra shtatzëna që kishin shenja se mund të lindnin para kohe. 50 për qind e këtyre grave u trajtuan me kripë Epsom ose sulfat magnezi që iu dha në mënyrë intravenoze, ndërsa pjesës tjetër të grupit iu dha solucion i ngjashëm me sulfat magnezi, por pa ndonjë efekt ose placebo. Rezultatet treguan se tek nënat qe morën kripë Epsom rreziku i lindjes së foshnjave të tyre me cerebral plasy u pakësua 45 për qind. Shkencëtarët arsyetojnë se sulfati i magnezit ndihmon në qetësimin apo stabilizimin e venave të gjakut tek gratë shtatzëna, duke bërë që truri i foshnjave të furnizohet rregullisht me oksigjen. Autorët e studimit thonë se ky zbulim përbën një nga arritjet më të mëdha në 30 vjetët e fundit në fushën e trajtimit të grave shtatzëna me rrezik të lartë për lindje të parakohshme. Në Shtetet e Bashkuara kjo mënyrë trajtimi mund të përdoret menjëherë, sepse për përdorimin e sulfatit të magnezit nuk nevojitet ndonjë leje a miratim nga ana e agjencisë federale që kujdeset për cilësinë e ushqimit dhe ilaçeve. Studimi u krye nga shkencëtarë të qendrave mjekësore të mbi 10 universiteteve amerikane. Rezultatet u botuan në numrin e fundit të revistës mjekësore të Nju Englandit.