E Diel, 1 Nëntor 2026

Gorbaçovi, njeriu që ndryshoi botën

Gorbaçov personalisht kujton njërin prej këtyre leksioneve, tri vite të shkuara, pra gjatë administratës së Bushit, kur u përball me një pyetje të tillë nga au-dienca: "Çfarë do të kishit bërë ju në një situatë të tillë të vështirë, nëse do të kishit qenë President i Amerikës"? Kësaj pyetjeje ai iu përgjigj: "Kur po i jepnim fund Luftës së Ftohtë, patëm nevojë që të kuptonim se ku ishim, patëm nevojë të mendonim në lidhje me faktin se thuajse gjysma e popullsisë së botës jetonte me më pak se dy dollarë në ditë, se 60% e ekosistemit ishte dëmtuar, se atmosfera ishte ndotur, se oqeanet dhe lumenjtë ishin gjithashtu në gjendje të rëndë. Nëse do t‘i kishim lënë gjërat ashtu siç ishin, fundi do të ishte i shpejtë dhe tragjik. Ajo çka ne menduam se duhej bërë ishte të ndryshonim. Çdo vend duhet të ndry-shojë. Ju si amerikanë patët euforinë e fi tores së Luftës së Ftohtë, ndaj menduat se nuk kishit nevojë për ndryshime, pasi kjo ishte rruga e duhur për Perëndimin, por pas euforisë, erdhi zhgënjimi. Nëse doni një këshillë prej meje, unë nuk kam asnjë lloj menyje për t‘ju ofruar, por mendoj se Amerika ka nevojë për ‘Perestrojkën‘ e saj". Kur e pyesin se cili është momenti për të cilin ish-lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik ndihet më krenar, ai përgjigjet se krenaria nuk është një ndjenjë që ai e ka shumë të theksuar. Gorbaçov është njeriu që ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ndryshimin e hartës së botës, e megjithatë nuk e konsideron veten një fi gurë historike. "Unë kam jetuar shumë histori". Ajo çka të befason te një njeri që është në vendin e tij sinonim i ndryshimit dhe që është njëherazi edhe kritizer i Putinit dhe Med-vedevit, është fakti se Gorbaçov është shumë i inatosur me kritikat që të huajt i bëjnë vendit të tij. "Britanikët dhe ameri-kanët duan që ne të jemi si ata. Para së gjithash kjo nuk duhet të jetë një kërkesë, sepse një tjetri nuk mund t‘i kërkosh që të jetë si vetja. Mes vendeve duhet të ketë konkurrencë, shkëmbime vlerash universale. Ne kemi shumë për të bërë që të zbatojmë vlera të tilla, por kjo do të ndodhë sipas mënyrës sonë. Amerikanët duan që ne të bëhemi si ata, por harrojnë se për të qenë të tillë atyre iu deshën 200 vjet, ndërsa ne kemi vetëm 20 vjet në liri". Libri i parë i Gorbaçovit si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Sovjetik titullo-het "Mënyra e re e të menduarit për vendin tonë dhe botën". Në fjalinë e parë të këtij libri shkruhet: "Ne duam që të na kuptoni". Sipas Gorbaçovit, edhe sot rusët duan që të kuptohen nga bota. Po çfarë do të thotë konkretisht me një fjali të tillë Gorbaçov? "Boris Jelcin e braktisi rrugën evolutive tipike ruse të zhvillimit dhe zgjodhi metodat prej kauboji për të ecur përpara, pra ekonominë e tregut, terapinë e shokut, duke shkatërruar kështu përfundimisht edhe atë që kishte mbetur nga ekonomia e vendit. Shumë njerëz humbën vendet e punës dhe kishte plot nga ata që nuk merrnin rrogat për muaj të tërë, ndonjëherë edhe vite të tëra. Gjatë kësaj periudhe në Rusi vinin shumë delegacione perëndimorësh, që i fërkonin shpinën Jelcinit dhe i thoshin "bravo" për katastrofën në të cilën e kishte çuar vendin e tij. Unë e shihja gjithë sa po ndodhte dhe pyesja veten se si ishte e mundur një gjë e tillë? Atëherë dola në përfundimin se ekzistonte një lloj aktivizmi politik në atë kohë nga ana e personave që i gëzoheshin faktit që Rusia ndodhej në atë situatë të mjerë. Por kjo situatë nuk mund të zgjaste pa fund. Rusia nuk do të qëndronte përgjithmonë e gjunjëzuar. Dhe pikërisht kjo sjellje e Perëndimit ndaj Rusisë ishte shkaku i ndryshimit të sjelljes së rusëve ndaj amerikanëve dhe europianëve. Euforia e fi llimviteve ‘90 u zbeh deri sa u zhduk, pasi besimi që ekzistonte në fillim u përmbys dhe ky ishte një dëm shumë i madh. Për sa i përket pasardhësit të Jelcinit, Putinit, i cili erdhi në pushtet në mënyrë shumë të shpejtë në fundvitin 1999, Gor-baçov fi llimisht ishte shumë i përzemërt dhe mbështetës ndaj tij dhe vazhdon që ta mbështesë në disa çështje, si ajo e luftës në Gjeorgji, një vit më parë, por kjo nuk e ka ndaluar që ta kritikojë në lidhje me disa çështje të tjera. Në vitin 2005, "Pravda", gazeta e përditshme ruse, botoi një koment të Gorbaçovit në lidhje me një reformë shumë të debatueshme që prekte qartas përfi timet e pensioneve të periudhës komuniste. Sipas Gorba-çovit, ligjvënësit nuk mendonin për popullin kur vendosnin për ligje të tilla. Megjithatë, në vitin 2007 ai e mbështeti Putinin në zgjedhjet parlamentare. Është fakt se brenda Rusisë Putin mbështetet nga 80% e popullatës. Ky është një fakt i rëndësishëm. Ai solli stabilitet në vend dhe mendoj se e ka pasur të vështirë, pasi vendi që i dorëzoi Jelcini ishte në një situatë katastrofi ke".Por në fi llim të këtij viti, Gorbaçov e akuzoi sërish Putinin dhe partinë e tij, Rusia e Bashkuar, si një "parti bu-rokratësh dhe si një parti që përfaqësonte versionin më të keq të Partisë Komuniste në kohën e Bashkimit Sovjetik". Po përse Gorbaçov nuk mbajti këtë qëndrim ndaj Putinit edhe kohë më parë? Mos ndoshta kishte frikë për atë që mund t‘i kishte ndodhur atij, apo familjes së tij në një rast të tillë?"E përse duhet të kem frikë? Jo, nuk kam frikë. Unë mund të them se e kup-toj se sa të vështira janë gjërat për një President, sepse kam qenë në një pozitë të tillë vetë, dhe e kuptoj shumë mirë atë situatë. Nga ana tjetër, në lidhje me disa çështje të caktuara më pëlqen që të jem shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë. Për shembull, kam thënë se ka pasur shumë fjalë për luftën kundër korrupsionit, por në fakt nuk ka asnjë lloj lufte të tillë. Ka gjëra për të cilat çdo qeveri duhet të kritikohet, e si e tillë edhe ajo e Putinit, sepse kemi parë tragjedi të tilla si vrasja e gazetarëve apo aktivistëve të të dre-jtave të njeriut. Njerëzit duhet të fl asin hapur dhe drejtpërsëdrejti për gjërat që nuk shkojnë siç duhet". Për Gorbaçovin, ndryshimi nis nga idetë. Po a beson një njeri i tillë, një komunist, te krishterimi, Jezu Krishti dhe mësimet e tij? "Si ide po, besoj. Idealet e komunizmit janë të njëjta me ato të krishterimit". Gorbi vetëquhet social-demokrat, një njeri që ende është shumë i dhënë pas ideve të socializmit. Për këtë qëllim ai ka theme-luar partinë e tij, Partia Demokratike e Pavarur e Rusisë, së bashku me mikun e tij miliarder, Aleksander Lebedev, që jeton në Angli dhe së fundmi është bërë pronar i "Evening Standard". Të dy rusët janë gjithashtu pronarë të 49% të "Novaja Gazeta", gazeta e pavarur që kryesisht është pozicionuar kundër Putinit, gazetë në të cilën shkroi para se të vritej edhe gazetarja e famshme Ana Politkovskaja. Vetë Lebedev ka ofruar për personat që do të japin informacion për vrasësit e gazetares 1 milion dollarë. Sipas disa njoftimeve, partia do të mbajë kongresin e saj të parë këtë muaj. Gorbaçov vetë është kundër të ashtuquajturit "kom-pleksi i fi timtarit", sëmundje që sipas tij kanë klasat sunduese, veçanërisht ata që përfi tuan shumë nga sistemi i kaluar, të cilët sipas tij janë edhe përgjegjësit kryesorë të krizës aktuale. "Në takimin e organizuar në Paris, ku iu dha fund Luftës së Ftohtë, ne thamë se Europa duhet të përqendrohej në çështje të tilla si lufta kundër varfërisë, ruajtja e mjedisit. Ne thamë se shoqëria nuk duhet të bazohej te superkonsumi". Po çfarë mendon ai për oligarkët e vendit të tij, klasën e super të pasurve, që u bënë të tillë vetëm falë privatizimeve shumë të dyshimta të periudhës së qeverisjes së Jelcinit? "Ata u bënë super të pasur sepse dhunuan disa norma morali. Ata nuk do të ndaleshin para asgjëje për arritjen e qëllimeve". Miku i tij, Lebedev, ish-spiun i KGB-së, është edhe ai një njeri shumë i pasur, me infl uencë dhe i denjë për t‘u konsideruar oligark. Ai bleu Bankën Kombëtare të Rezervave, që u shndërrua më pas në një nga bankat më të pasura e të fuqishme të Rusisë dhe kompania e tij është pronare e një të tretës së Aerofl otit. Pasuria e tij vlerësohet në 3.1 miliardë dollarë. Ai nuk para fl et mirë për oli-garkët e tjerë dhe i cilëson ata "injorantë që nuk prekin libër me dorë". Por ai dhe i biri i tij janë në krye të fondacionit "Raisa Gorbaçov", të quajtur kështu për nder të bashkëshortes së Gorbit. Raisa ka qenë njeriu më i afërt që Mikail ka pasur dhe thuhet se ajo ishte edhe këshilltarja e tij, njeriu që ish-sekretari i partisë dëgjonte më shumë. Humbja e saj për shkak të kancerit e tronditi thellësisht Gorbaçovin dhe për një kohë të gjatë ai e kishte të vështirë që të jetonte pa të. Po sot, kaq kohë pas vdekjes së saj, si ndihet? "Koha sigurisht që bën të vetën... por ende për mua është shumë e vështirë që të jetoj pa Raisën, për më tepër sepse vdekja e saj ndodhi menjëherë. Kur një grua që e ke dashur me gjithë shpirt e për shumë vite me radhë vdes, atëherë kjo është e pazëvendësueshme. Megjithatë nuk jam krejtësisht i vetëm. Kam vajzën time dhe dy mbesa, dhe ato ma kanë rikthyer të qeshurën". A do të kishte dashur Raisa që ai të martohej sërish pas vdekjes së saj? "Ajo më thoshte shpesh se nuk do të ar-rinte të plakej kurrë, sepse nuk donte që të plakej. Ishte shumë energjike dhe plot nur e sharm, si një princeshë e vërtetë, por nuk dua të mendoj për grua tjetër. Raisa ishte një grua e fortë, por edhe e brishtë njëherazi, dhe asaj ju desh që të duronte shumë në një moment të cak-tuar të historisë së vendit dhe historisë sonë personale, dhe kjo e dërrmoi. Nuk ia fal vetes që e lashë të përjetonte gjëra të tilla". Gorbaçov e ka fjalën për grushtin e shtetit të vitit 1991, kur familja e Gorba-çovit u vu në arrest shtëpie në vilën e tyre në Krime, ku ndodheshin me pushime. Për Raisën, si për gjithë të tjerët, ato ishin momente shumë dramatike. Të tilla ishin edhe ngjarjet që çuan në dorëheqjen e tij në prag të Krishtlindjeve, që u pasua me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik një ditë më pas. "Ato ditë të vështira ajo më thoshte se nuk donte të vdiste, por nëse duhet të vdiste, unë duhet të martohesha sërish". Tashmë, në prag të 80-ve, ai ndihet ende i dashuruar me të njëjtën grua, edhe pse mosha ka bërë të sajën. "Ndihem mirë, kam një axhendë të mbushur me fl uturime dhe takime në vende të ndryshme të botës, që më bëjnë të mos ta ndiej moshën. Ndonjëherë kam dobësi dhe kjo është e kuptueshme, por sa për mendjen, jam i lumtur që nuk kam pësuar asnjë ndryshim". Është e çuditshme që ai si ateist që është, ndërkohë beson në konceptin e shpirtit. "Shkenca ka studiuar vetëm 7% të qenies njerëzore. Me sa di edhe vetë, shkenca e konfi rmon ekzistencën e shpirtit, edhe pse kjo nuk mund të faktohet". Gorbaçov beson në një gjë të tillë, sepse ndryshe nuk do të mund ta shpjegonte dashurinë e tij të përjetshme, madje përtej vdekjes, me Raisën. Ata të dy u takuan në bankat e shkollës në Universitetin e Moskës. Raisa studionte fi lozofi , ndërsa Gorbaçov ligje. Familja e tij ishte fshatare. Në universitet ai iu bashkëngjit Partisë Komuniste dhe më pas nisi ngritjen në qarqe më të larta të pushtetit, derisa arriti në postin numër një në vend, në atë të Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, post në të cilin nisi edhe procesin e demokratizimit të vendit. Kur ai fl et për të shoqen, bëhet e qartë se ajo ishte pjesë e të gjitha vendimeve më të rëndësishme të jetës së tij. Sipas Gorbit, ishte e shoqja që e nxiti atë të bënte reforma. Sipas tij, Rusia ka shumë për të bërë dhe kjo duket në frikën që kanë njerëzit për të folur hapur në lidhje me qeverinë e tyre. Gorbaçov do të mbahet mend për përdorimin e dy termave: "Glasnost" (transparencë) dhe më pas "Perestrojka" (rindërtim). Sipas tij, më parë vjen transparenca, folja hapur e më pas edhe rindërtimi, pra ndryshimi i një situate, regjimi apo pushteti. Ajo çka i çudit të gjithë edhe sot e kësaj dite, është se nga i erdhi atij një vizion i tillë në vendin më komunist në botë dhe mbi të gjitha ku e gjeti forcën për të zbatuar vizionin e tij? Gorbaçov vetë nuk thotë ndonjë gjë konkrete për këtë, edhe pse e di fort mirë se luajti një rol parësor në sjelljen e ndryshimeve të mëdha. Këtë 20 nëntor mbushen 20 vjet nga shembja e Murit të Berlinit, që ishte edhe simboli më konkret i Luftës së Ftohtë. Për Gorbaçovin qëllimi i tij ishte strukturimi i regjimit, jo përmbysja e tij dhe si politikan ai thotë se ndihet i humbur. Megjithatë, për sa i përket rëndësisë së ideve të tij jashtë atdheut, veçanërisht në transformimin e vendeve të Europës Lindore, ai thotë se ato ishin me shumë vlerë. Në vitin 1990, Gorbaçovi fi toi çmimin "Nobel" për paqen, për pjesëmarrjen në kryerjen e revolucioneve paqësore në Europën Lindore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›