"Kur do të çliroheni nga Berluskoni"?
Mundohuni të zgjidhni problemin "Berluskoni", madje bëheni shpejt, sepse nuk jeni duke lënë një fi gurë pozitive në sytë e botës. I gjendur në Venecia për të prezantuar fi lmin e tij të ri, Moore ndihet i shqetësuar dhe dëshiron të pyesë rreth asaj që po ndodh në Itali. "Ajo që nuk kuptoj është se kush janë ata që votojnë për të dhe partinë e tij? Përse nuk kam arritur t‘i takoj asnjëherë kur kam ardhur këtu në Itali? Përse votojnë për të? Ai është një barrë për ju dhe unë e di mirë për çfarë po fl as, sepse edhe ne në Amerikë kemi bërë gjëra të tilla. Por a është e vërtetë se e majta nuk ofron më asnjë alternativë"?Me të vërtetë mendoni, siç uroni edhe në fundin e fi lmit, se është i mundur fundi i kapitalizmit dhe një ndryshim radikal?Unë jam një njeri optimist dhe kam shumë shpresë. Ndryshimet do të ndod-hin, madje kanë fi lluar që tani. Mjafton të shohësh zgjedhjen e Obamës, ku akoma pyesim veten se si ndodhi kjo.Çfarë forme mendoni se do të marrë ky revolucion?Nuk e di, dhe është e vështirë të thuash se cila do të jetë goditja që do të sjellë ndry-shimin. Tre vjet më parë ishte e vështirë për Amerikën të imagjinonte si president të saj një njeri me ngjyrë, por ashtu si për Murin e Berlinit, kur ndodhi nuk u deshën 20 vjet, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt. Sot është e rëndësishme që ata të cilët kanë vo-tuar Obamën, ta ndihmojnë në vendimet që merr. Ai nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm. Demokracia nuk është një lëvizje pasive, duhet të bëhesh pjesë e saj. Përse, sipas jush, Obama ka shumë vështirësi për të kaluar reformën e tij shëndetësore?Sepse Partia Demokratike në Amerikë nuk ka "shtyllë kurrizore", nuk ka "kocka", ndaj nuk lufton për të. Obama ka prezantuar një propozim ligji në Kongres disa muaj më parë për të mbyllur Guantanamon dhe vetëm 6 demokratë nga 70 të tillë kanë vo-tuar në favor të kësaj. Ja, kjo është partia e tij. Ai është më progresist, më liberal se ata. Demokratët do të jenë për të një problem më i madh se sa vetë republikanët.Me pak fjalë, problemi për shëndetësinë vazhdon të jetë shumë i madh në Amerikë?Shpenzimet mjekësore janë shkaku kryesor i falimentimeve dhe humbjes së shtëpive në Amerikë. Asnjë europian vitin e shkuar nuk e ka humbur shtëpinë sepse nuk paguante dot shpenzimet mjekësore. Dua që amerikanët ta kuptojnë se nuk është e drejtë të humbasin shtëpinë për t‘u kuruar. Dikur Amerika ishte më demokratike. Tani kemi humbur gjithçka që kishim. Patët probleme me realizimin e fi lmit? Jo. Me thënë të drejtën, kisha frikë se poli-cia nuk do të më lejonte të xhiroja te Bursa e Nju Jorkut, por nuk më penguan. Këta policë kanë humbur një miliard dollarë të pensioneve të tyre me Wall Street-in, kështu që në heshtje mbështesnin atë që bëja unë. Ka shumë kohë që mendoni për këtë subjekt?Që kur isha adoleshent. Këtë herë men-dova: Po sikur të mos më lënë të bëj më fi lma? Po sikur të them gjithçka që dua të them në një fi lm të vetëm? Pastaj e nisa dhe e përfundova me qëllimin se duhet ta bëja, në mënyrë që njerëzit të ngrihen më këmbë dhe të rebelohen.