Godo: Mbetet problem siguria e gjakut
Shifrat e dhuruesve të gjakut në vendin tonë janë ende të ulëta, por krahasuar me vitet e kaluara ka pasur një rritje të përqindjes së dhuruesve me pagesë.
Dje, në Ditën Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se kemi një rritje të dhuruesve të gjakut, por mbetet ende shumë punë për të arritur nivelet e nevojshme, krahasuar edhe me shtete me popullatë tepër të ndërgjegjësuar për sa i takon dhurimit vullnetar.
Te ne ka filluar të ndryshojë situata e dhurimit vullnetar të gjakut pa pagesë, pasi nga viti në vit kemi rritje të tij. Gjatë dy viteve të fundit dhurimi i gjakut është rritur me 30 për qind. Në vitin 2008, kishin 20400 dhurime kundrejt 14670 dhurime në 2005. Kjo rritje i dedikohet dhurimeve familjare që kanë kompensuar humbjen e dhënieve me pagesë, të vërejtur në këto tri vite, por kanë kontribuar edhe në shtimin e numrit total të dhurimeve në nivel kombëtar. Në vitin 2008 numri i dhurimeve vullnetare përbën 15 për qind të totalit, kundrejt 11 për qind në vitin 2005. Sipas deklaratave të ministres së Shëndetësisë, dhënë dje, numri i dhurimeve në pesë muajt e parë të këtij viti është dyfishuar, krahasuar me një vit më parë.
"Ende nuk është arritur mjaftueshmëria me gjak. Po t‘i referohemi indekseve të mjaftueshmërisë në vitin 2008 kemi pasur 7 dhurime për 1000 banorë, kundrejt 4 dhurimeve për 1000 banorë në vitin 2005, ndërkohë që të jemi të mjaftueshëm në gjak duhet të kemi 40 dhurime për 1000 banorë", theksoi ministrja e Shëndetësisë. Sipas saj, problemi i sigurisë së gjakut vazhdon të jetë një pikë e ndjeshme për shërbimin tonë shëndetësor, përderisa sasia e gjakut të mbledhur në vend nuk plotëson sa dhe si duhet kërkesat dhe nevojat e pacientëve, të cilat janë në rritje si rezultat i shtimit të numrit të traumave, sëmundjeve tumorale, krahas kërkesave të vazhdueshme të personave që vuajnë nga sëmundje kronike, si ato të gjakut, veshkave. Amendimi i ligjit "Për shërbimin e transfuzionit në Republikën e Shqipërisë", tashmë i miratuar nga Parlamenti shqiptar, si dhe hartimi e miratimi i programit kombëtar për dhurimin e gjakut, ku partnerët kryesorë janë Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Shoqata e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, kanë krijuar bazën e nevojshme për të financuar nga shteti organizata jofitimprurëse për promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut.