Mbillen 37 pemë te Dëshmorët e Kombit
Në vijim të turit, nismës së Bashkisë së Tiranës "Një qytetar një pemë" në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" janë mbjellë dje 37 pemë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, u premtoi dje kryeqytetasve se sheshi "Skënderbej" do të kthehet në sheshin e tyre. Bashkia e Tiranës ka prezantuar prej disa muajsh nismën "Një qytetar një pemë", duke bashkëpunuar për këtë projekt si me shoqatat ambientaliste, ashtu edhe me qytetarët e kryeqytetit.
Duke u nisur nga kjo, disa prej shoqatave ambientaliste kanë mbjellë pemë dhe lule të ndryshme në oborret e shkollave apo pranë komuniteteve të ndryshme në Tiranë. "Pres që ky bulevard të transformohet në një shesh të qytetarëve këmbësorë, familjarëve. Njëkohësisht në një shesh të rrethuar me të tjera pisha që do ta transformojnë qendrën e Tiranës në zemrën e një zhvillimi të shekullit të ri", u shpreh kryetari i bashkisë, Edi Rama. Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme do të mbillen më shumë pemë seç janë mbjellë në këto 18 vitet e fundit.