Klasat e nënta zhvillojnë testin e gjuhë-letërsisë
Më shumë se 50 mijë nxënës të klasave të nënta iu nënshtruan dje provimit të Gjuhë-Leximit. Çdo përgjigje e dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse, mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve.
Teza e provimit të lirimit përmbante 20 pyetje, 10 prej të cilave ishin me alternativa dhe 10 të tjera me zhvillim. Vlerësimi i pyetjeve do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen më pas në notë. Vlerësimi i tezave të provimit do të kryhet pranë ambienteve të drejtorive arsimore të rrethit, ku do të mblidhen të gjitha testet e plotësuara. Për korrigjimin e tyre do të përzgjidhet grupi më i mirë i mësuesve të lëndës nga drejtoritë arsimore. Pas mbylljes së kësaj procedure vlerësimi, do të hapen dhe numrat e regjistrimit të vendosur në çdo tezë, dhe secila drejtori, në bazë të listave emërore, identifikon rezultatet e nxënësve me emrat e tyre, të cilat u shpërndahen më pas shkollave.