Godo: Ministrite qe pretendojme
Rozeta Rapushi
Partia Republikane kerkon te perfaqesohet ne qeverine e re qe do te formohet ne shtator, me nje ministri te rendesishme. Madje pretendimet e saj tashme jane konkrete, duke mos e fshehur deshiren per te drejtuar edhe njehere Ministrine e Shendetesise, te cilen e kane renditur ne nje nga prioritetet kryesore te PR. Me afrimin e periudhes per krijimin e kabinetit te ri qeveritar edhe republikanet, dikur aleatet kryesore te Partise Demokratike me nje numer te konsiderueshem ne Kuvend ne legjislaturen qe shkoi, pretendojne serish nje ministri. Madje ministri te rendesishme. Presidenti i nderit ne Partine Republikane, Sabri Godo, nuk fshehu dje kete kerkese te PR-se, e cila shume shpejt duket se do te marre forme zyrtare ne bisedime konkrete tek kryeministri Sali Berisha. "Partia Republikane kerkon nje ministri te rendesishme", u shpreh Godo. Por Godo nuk mungon te beje prezente dhe dikasteret ne te cilat ai mendon se duhet te behet perzgjedhja per te qene pjese e kabinetit te ri qeveritar Berisha. "Ne jemi te dispozuar te merremi me ekonomine, bujqesine, shendetesine. Kjo varet dhe nga marreveshja qe Berisha do te beje me aleatet e tjere si LSI, apo dhe aleate te tjere. Nuk eshte nje fushe me lule kjo pune, do te kete probleme", ka qene deklarata e Godos. Por ndonese pretendojne nje post ne kabinetin e ri qeveritar, republikani tha se ende nuk eshte percaktuar brenda strukturave te partise, se cila do te jete kjo ministri dhe kush do ta drejtoje ate. Me nje post deputeti te siguruar ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, Godo tha se republikanet duhet te kene nje post ministror. Duke marre parasysh ketu faktin se pjesa me e madhe e partive te vogla politike nuk arriten qe te perfaqesohen ne Kuvend, ndersa republikanet do te kene serish kreun e tyre, Fatmir Mediu ne Kuvend. Bisedat konkrete per ndarjen e te ashtu quajtures fitores se zgjedhjeve, do te nisin ne ditet e fundit te muajit gusht. Mes krereve te partive politike PD-PR, do te diskutohet konkretisht se cila do te jete pozita e republikaneve ne qeveri. Kuvendi celet zyrtarisht ne baze te Kushtetutes se vendit, te henen e pare te muajit shtator, pra ne 7 shtator. Me celjen e tij, do te formatohet edhe qeveria e re dhe kabineti ministror, qe do te drejtoje vendin ne kater vitet e ardhshme. Por pavaresisht pretendimeve te te vegjelve ne kete periudhe, pra partive qe ne zgjedhje hyjne ne aleance me seline blu, vemendja eshte perqendruar ne bisedimet mes PD dhe LSI. Levizja Socialiste per Integrim, e cila do perfaqesohet me kater deputete ne Kuvendin e ardhshem, do te jete partia politike qe do te marre edhe pjesen me te mire qeverisese nga aleatet e PD-se per kater vitet e ardhshme. Bisedimet zyrtare mes ketyre dy forcave politike, dikur kundershtare, do te celen ne 20 gusht. Nga keto bisedime, pritet te dale edhe struktura e qeverise se re.
Godo: Qeveria duhet te flase per hetimin e KE
Presidenti i Nderit ne Partine Republikane, e cilesoi dje arbitrare sjelljen e perfaqesuesve te Keshillit te Evropes, ne fshatin e Matit, ku kerkonin te kryenin inspektim per te vertetuar nese vertete ka pasur trafik organesh apo jo. "Keshilli i Evropes ka bere shkelje. Ne duhet tu themi se nese duhet te kontrollojne jane te lire ta bejne ne cdo qoshe te ketij vendi, por vetem duhet te na njoftojne ne me pare dhe te tregojne se cfare kane ndermend te bejne", tha Godo. Sipas tij, Shqiperia eshte shtet sovran dhe ka ligjet dhe rregullat e veta dhe se kjo ceshtje duhet te mbyllet sa me shpejt nje here e pergjithmone.