Pranga tre te rinjve, akuzohen per vjedhje
Tre persona jane vene ne pranga, pasi dyshohet te kene vjedhur nje automjet, per te cilin ishte kryer nje denoncim ne polici. Blerim Fadil Sinani, 23-vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne Rrogozhine, si dhe dy vellezerit Florenc dhe Astrit Selim Sollaku, perkatesisht 18 dhe 24-vjec, banues ne fshatin Mlize, Elbasan jane vene ne pranga oret e vona te dy diteve me pare nga sherbimet e Komisariatit te Policise Kavaje. Sipas policise arrestimi i tyre, u be i mundur pasi dy dite me pare rreth ores 17:00 jane kapur ne Rrogozhine, me nje automjet tip "Benz", te llojit kamionin, me targa EL 2304 B, qe dyshohet se ia kane vjedhur nje shtetasi. Pas kryerjes se te gjitha veprimeve proceduriale, materialet i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Kavajes, per vepren penale te "vjedhjes" kryer ne bashkepunim.