Partia e cameve kerkon nje post ministror: Na e premtuan
Pak dite me pare, Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini, shfaqi pretendimet e partise se tij, per marrjen e nje posti ministror ne qeverine e re qe do te krijohet ne shtator. Marrja e nje mandati deputeti ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit sipas tij, i jep te drejten PDI-se, te pretendoje post ministri. Sipas Muhedinit, synimi i ketij posti, do ti kerkohet shume shpejt kryeministrit Sali Berisha me fillimin e negociatave, qe pritet te zhvillohen brenda muajit gusht, para nisjes se formatimit te qeverise se re. Sipas kryetarit te PDI, jane parti te tjera te cilat jane ne koalicionin Aleanca per Ndryshim, te cilat nuk jane perfaqesuar ne parlament dhe kerkojne perfaqesim ne qeveri, ndersa partia e tij pretendon nje dikaster. "Partite pa mandate do te marrin poste te nje rangu me te ulet se sa ministrite kurse ne qe kemi mandate pretendojme qe te kemi nje dikaster dhe me te do te tregojme edhe vleren e elektoratit tone", tha Muhedini. Nderkohe qe edhe kreu i PAD-se, Neritan Ceka, kerkoi nga kryeministri Sali Berisha, qe ta perfshije ne perfaqesim qeverises dhe kete force politike, qofte dhe ne nivel te dyte, pra poste zevendesministri. Ai permendi marreveshjen e nenshkruar me koalicionin e perbashket me PD-ne, ku thuhet se pas zgjedhjeve do te ndahet edhe pushteti.