Plagosi nje qytetar, vihet ne pranga 31-vjecari
Nje 31-vjecar eshte arrestuar nga policia, nen akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative". Gerald (Albert) Allaman Ciku, banues ne Fushe Preze, eshte arrestuar dy dite me pare nga specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit. Arrestimi i tij u be i mundur pasi me date 12 maj te ketij viti, dyshohet se ne Vore ka qelluar me arme zjarri, pistolete, shtetasin Xhevdet Xhafer Muca, 40-vjec, banues ne Vore, duke e plagosur kete te fundit ne kembe. Muca eshte derguar menjehere per ne spital, ku ka marre ndihmen e nevojshme mjekesore. Sipas burimeve nga policia pas kesaj ngjarjeje, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, me date 16 qershor te ketij viti, ka leshuar urdhrin e ndalimit per 31-vjecarin, pas caktimit te mases se sigurise ne mungese. Mbi te rendojne akuzat e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe te "armembajtjes pa leje".