Godo: Prokuroria, një mëz i lëshuar në lëndina

Presidenti i Nderit të PR, Sabri Godo ka marrë pjesë në Shkodër në konferencën e republikanëve dhe aty ka shpallur 11 kandidatë në listën e kësaj partie për qarkun e Shkodrës, ku në krye të saj ishin Neritan Alibali dhe Namik Kamberi, kreu lokal i kësaj force politike. Gjatë një prononcimi mediatik ka sqaruar disa probleme të politikës shqiptare nën fokusin e sotëm të politikës para zgjedhore. Duke deklaruar pafajësinë e Fatmir Mediut, sqaroi se kishte qenë pikërisht ai që në një konsultë me kryetarin e Republikanëve kishte sugjeruar dorëheqjen mbas ndodhisë së Gërdecit, e ka sqaruar se drejtësia ka veprimin e saj, gjithsesi dyshonte shumë se ky proçes do të zgjaste ndoshta edhe dy vite dhe për më tepër.Godo e ka cilësuar Prokurorinë e Përgjithshme me pavarësinë një mëz i lirë në lëndina që pothuaj nuk kontrollohet nga askush.
Unë kam faj, sepse dikur edhe përpara Komisionit të Venecias kam këmbëngulur që Prokuroria të ishte e pavaruar, por kjo nuk ka rezultuar e mirë. Kjo duhet ndryshuar dhe për këtë shërbejnë ligjet që ndryshojnë. Prokuroria duhet të varet dhe të japë llogari diku, dhe në shumicën e shteteve ajo varet nga pjesë apo vetë ekzekutivi dhe e gjitha kjo, duhet të jetë pjesë e reformës në drejtësi, është shprehur ai. Akuzave të opozitës shqiptare se maxhoranca e sotme si bashkim i demokratëve dhe republikanëve quhet edhe koalicioni i Gërdecit Godo i është kundërpërgjigjur dhe pse nuk donte të binte në këto akuza të ulta se edhe opozita është koalicioni i baltës, sepse sipas tij ishin të zhytur deri në grykë në baltë nga korrupsioni. Godo ka pranuar se është arsye madhore vazhdimi i qeverisjes nga e djathta jo vetëm për reformat e nisura, por edhe pse ka një opozitë përpara e cila nuk duhet të vijë në pushtet. Ndër të tjera ai ka deklaruar se siç shikohet ka për të qenë e vështirë që një parti të plotësojë numra për të pasur e vetme pushtetin, për këtë gjë duhet të marrin edhe zgjedhjet me shumë kujdes dhe patjetër dhe demokratëve do tju duhet të qeverisin me aleatë si ne dhe me të tjerë të mundshëm djathtas dhe pikërisht për këtë kërkohet një mobilizim i madh, është shprehur ai.
Last Updated on Tuesday, 31 March 2009 22:20
Last Updated on Tuesday, 31 March 2009 22:20