E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Qendrimi i Ramës është si një aktor që vazhdon të qëndrojë në skenë, edhe kut s’ka gjë për të thënë

Deklarata e Edi Ramës për bojkot të zgjedhjeve, ka bërë gjithashtu që dhe Sabri Godo të reagojë duke thënë se e shikon të pa arsyeshëm qëndrimin e Partisë Socialiste. Ai thotë që qëndrime të tilla nuk i shërbejnë vendi dhe procesit të rëndësishme ku është përfshirë. “Unë e shikoj si një politikë të dëmshme për vetë Partinë Socialist, natyrisht që i bën dëm dhe vendit në imazhin e jashtëm. Është e qartë ajo kritikë që i bën, që kërkon të justifikojë humbjen dhe kjo kuptohet deri në një farë vendi, por tashmë është tejkaluar çdo kufi. Po shikoj rreth Ramës dhe zëra të tjerë që kanë qëndrim më të arsyeshëm dhe ai duhet të dëgjojë dhe thirrjen e shokëve të tij, më të ngushtë. Qëndrimi i Ramës është si një aktor që vazhdon  të qëndrojë në skenë edhe ku s’ka gjë për të thënë. Kur të gjithë duan ai të tërhiqet të pranojë humbjen dhe të ndjekë pastaj procesin si partia e madhe e opozitës të bëjë luftën e tij në parlament”.

Në qëndrimin deklarativ për mos njohje të zgjedhjeve Partia Socialiste figuron të jetë e vetme, kjo pasi të paktën deri tani asnjë prej aleatëve të saj nuk e ka mbështetur publikisht, madje ky qëndrimi i selisë rozë ka ngritur dhe zëra kundërshtarë brenda të cilët në vijimësi i kërkojnë kreut Rama të pranojë humbjen e të marrë përgjegjësitë mbi rezultatin.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›