E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: “Reforma do të nisë me skemën e vetëfinancimit”



Skema e re e vetëfinacimit të spitaleve dhe strukturave të tjera shëndetësore, do të jenë hallka e parë e reformës në sistemin shëndetësor. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, në një takim me drejtuesit e shëndetit publik në Tiranë e rrethe, si dhe specialistët ka folur rreth reformës, që tashmë pritet të konkretizohet në fund të muajit prill me lidhjen e kontratave. Ndërkohë që është shprehur se vetëfinancimi dhe pajisja me të gjitha mjetet e nevojshme do të sjellë shërbimin e duhur dhe profesional pranë pacientëve. “Institucionet shëndetësore në të gjitha nivelet duhet të funksionojnë në bazë të një logjike ekonomike, me rregulla të përcaktuara qartë, duke respektuar të gjitha standardet për një shërbim profesional cilësor, në respekt të të drejtave të pacientit. Unë sot shpreh bindjen që duke u pajisur me instrumentet e nevojshme, ju do të jeni në gjendje të realizoni me sukses misionin tuaj të parandalimit të sëmundjes dhe të ruajtjes së shëndetit”- deklaroi Godo. Autoritetet shëndetësore në rrethe do të përgatiten për të përballuar stinën e nxehtë të verës dhe shmangien e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme, siç janë infeksionet. Masat parandaluese do të fillojnë të përcaktohen që tani për të rezultuar sa më efektive gjatë stinës së nxehtë.

24 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›