“Godo? S’ka pse pengohen fëmijët e politikanëve”
Anila Godo është anëtare dhe themeluese e PR-së dhe ajo nuk ka marrë postin e ministres së Shëndetësisë pse është vajza e Sabri Godos.
ADI SHKEMBI
Në këtë mënyrë u përgjigjet, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, atyre që kritikojnë këtë parti për prirje monarkike. Në një intervistë për gazetën "Panorama", kreu i republikanëve shprehet se, kryesia dhe grupi parlamentar kanë qenë dakord me propozimin e Anila Godos, ndërkohë që nuk pranon të komentojë deklaratat e kreut të PDK-së se, ndryshimet në qeveri u bënë nën shantazhin e Gërdecit.
Pas katër muajsh Partia Republikane u rikthye në Qeveri. Si ishin negociatat me kryeministrin dhe a jeni të kënaqur që tani keni postin e ministrit të Shëndetësisë?
Mendoj që negociatat me kryeministrin ishin krejt normale. Kryeministri Berisha duke vlerësuar pozicionin politik të Partisë Republikane si parti e dytë në koalicionin e djathtë, ra dakord me kërkesën tonë për një nga ministri prioritare. Në fillim ishte një gamë më e gjerë ministrish, që diskutuam dhe ramë dakord me kryeministrin që do kishim kandidatura alternative për ministritë përkatëse. Këto kandidatura përfshinin autoritetet politike të kryesisë së Partisë Republikane, të grupit parlamentar, si dhe autoritetet me integritet profesional. Si përfundim u ra dakord për Ministrinë e Shëndetësisë, me një kandidaturë që besoj duhet të ishte nga fusha e shëndetësisë, me një eksperiencë të gjatë. Kjo bën që zonja Godo të njohë thellësisht problematikën që ka shëndetësia, por edhe t'i japë zgjidhje asaj sepse duket qartë që niveli profesional dhe akademik i Anila Godos është jashtëzakonisht cilësor. Është profesoreshë e asociuar edhe për menaxhim spitalor. Besoj që vajtja e zonjës Godo në atë ministri krijon edhe një raport më të drejtpërdrejtë dhe të përgjegjshëm me stafin spitalor dhe stafin e shëndetësisë. Edhe për një arsye se pjesëmarrja e tyre në reformat e shëndetësisë është e domosdoshme.
Përse u zgjodh pikërisht Anila Godo për ministre të Shëndetësisë, pasi Partia Republikane ka figura të tjera politike, të cilat mund ta përfaqësonin këtë parti në Qeveri. A ka qenë dakord kryesia e partisë dhe grupi parlamentar me këtë propozim?
Nuk ka pasur asnjë qëndrim me mospërputhje për kandidaturën e zonjës Godo. Kryesia dhe grupi parlamentar ka autoritete, të cilat pa dyshim do të ishin kandidatura shumë rezultative për ministër në pozicionet që mund të ofroheshin, por u vlerësua që për sektorin përkatës të shëndetësisë zonja Godo ishte figura më e spikatur. Ky pranim ka qenë unanim në kryesi.
Me përfshirjen e zonjës Godo në Qeveri, kur kujtojmë që ajo është vajza e themeluesit të PR-së, Sabri Godo, a po i hapet rruga fëmijëve të politikanëve që të futen në politikë dhe sa gati jemi ne ta pranojmë një fenomen të tillë?
Së pari, dua të theksoj që Anila Godo është anëtare e Partisë Republikane që nga themelimi, pra është themeluese e kësaj partie. Së dyti, ne këtu flasim për vlera të individit dhe jo vajza apo djali i kujt është. Unë nuk mendoj që në politikën shqiptare, në karrierën e tyre fëmijët mund të pengohen për shkak të statusit që kanë pasur, apo kanë prindërit e tyre. Por edhe e kundërta, mendoj se gjithsecili bazuar në vlerat e tij dhe qëndrimet politike, duhet vlerësuar në punën që bën dhe karrierën që ofrohet, se po të gjykonim ndryshe atëherë pse jo, pse të mos i ofronim zotit Godo postin e ministrit dhe jo vajzës së tij. Sabri Godo është një nga njerëzit me vlera në politikë dhe do të ishte patjetër një autoritet në qeverisje, si dhe anëtarët e tjerë të kryesisë apo grupit. Por u diskutua për postin konkret të Shëndetësisë. Është normale të shikohet brenda intelektualëve që janë në radhët e PR-së dhe e tillë është zonja Godo.
Partia Demokristiane ka deklaruar se, ndryshimet në Qeveri u bënë nën shantazhin e Gërdecit, madje sipas tyre, me propozimin e Anila Godos, kjo parti po kthehet në parti me prirje monarkike. Si i komentoni këto deklarata?
Nuk kam ndonjë koment të veçantë për qëndrimet e PDK-së, apo të zotit Ndoka në mënyrë specifike. Kam pasur dhe kam bindjen që demokristianët duhet të jenë pjesë e maxhorancës, por në kuptimin e Partisë Republikane e drejta e subjekteve për të drejtuar një pozicion të caktuar në qeverisje, ka të bëjë jo thjesht me dëshirën e subjekteve, por me gjykimin dhe vlerësimin e kryeministrit.