SHBA: Kuvendi të votojë jo të hetojë dekretet e Topit
SHBA pret që Kuvendi i Shqipërisë të mos mbajë ndikime partiake në votimin e gjashtë dekreteve të dyta të kreut të shtetit për anëtarët e Gjykatës së Lartë.
BLEDAR HOTI
Katër gjyqtarë të njohur amerikanë me një letër publike, drejtuar kryetares dhe deputetëve të Kuvendit kërkojnë, që procesi i seancave dëgjimore për anëtarët e Gjykatës së Lartë të mos ketë ndikime partiake. Në letrën e tyre gjyqtari i Qarkut të Dytë, të Shteteve të Bashkuara, Xhon Uoker gjyqtar i distriktit të Minesotas të Shteteve të Bashkuara, Pol A. Magnuson, Ish-kryetar i Gjykatës së Lartë të Shtetit të Uashingtonit, Robert Atër, Doktor në Shkenca Juridike; këshilltari ligjor, Rozher D. Sherard kanë lëshuar këtë apel përpara votimit të gjashtë dekreteve. "Seancat dëgjimore të Parlamentit për të emëruarit në Gjykatën e Lartë duhet të ngrihen mbi interesat partiake dhe taktikat akuzuese. Sulmet personale mbi të emëruarit dhe pandehmat e paprovuara nuk duhet të pengojnë kandidatët për të shërbyer në Gjykatën e Lartë. Nga ana tjetër, pandehmat shqetësuese, të cilat mbështeten mbi fakte specifike duhet të hetohen imtësisht dhe të vlerësohen duke pasur parasysh një proces të ndershëm gjykimi. Bazuar mbi këtë funksion, Parlamenti vepron si një ruajtës i rëndësishëm dhe duhet të qëndrojë mbi politikën për të pranuar të emëruarit për në Gjykatën e Lartë, të cilët do t'u shërbejnë shqiptarëve me profesionalizëm dhe gjykime të pavarura", thuhet në letrën e katër gjyqtarëve. Sipas tyre, e drejta e dekreteve i takon presidentit të vendit Topi dhe Kuvendi duhet të shprehet me anë të votës. "Presidenti Topi tashmë i ka emëruar dy herë kandidatët për të shërbyer në Gjykatën e Lartë. Në të vërtetë, është në tagrin dhe detyrimin e Presidentit për të bërë një hetim në mënyrë që të gjejë kandidatë të kualifikuar për t'u emëruar në Gjykatën e Lartë. Sipas Kushtetutës dhe për të përmbushur parimet demokratike, kjo duhet të mbetet e drejta ekskluzive e Presidentit të Republikës", thuhet në letër. Disa kanë shprehur shqetësimin se, politika do të ndërhyjë mjaft në procesin përzgjedhës të anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
“Reforma në drejtësi,të mos jetë e copëzuar”
Reforma në drejtësi duhet të konceptohet si një e tërë, pasi në këtë mënyrë do të shmangen përplasjet ligjore të mundshme ose mungesa e koherencës në legjislacion. Përfaqësuesit e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kanë dërguar dje një letër të hapur krerëve të shtetit lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë. Në letër thuhet se, përgatitja e reformës në drejtësi deri më sot, sidomos procesi i ligjbërjes lë mjaft për të dëshiruar. "Konstatojmë me keqardhje se metodologjia e hartimit të disa projekteve që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, si rrjedhim i defekteve që përmendëm më lart shoqërohet me elementë të subjektivizmit dhe interesave të ngushta sektoriale dhe konjukturiale", citohet në këtë letër. Përfaqësuesit e shoqatave vlerësojnë organizimin e seancave dëgjimore, që zhvillohen në Parlament, por sipas tyre, ato nuk janë as të mjaftueshme dhe as rezultative nëse nuk paraprihen nga një angazhim i mëparshëm i aktorëve përkatës qysh në fazën e hartimit të projektligjeve. "Kryerja e reformës në drejtësi është një proces kompleks dhe i ndërlikuar, miratimi i saj i copëzuar do të shoqërohej me pasoja të dëmshme dhe të pariparueshme", vijon më tej letra.
NATO, Topalli takon Finin
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë takimit me homologun italian Xhianfranko Fini ka marrë premtimin e Italisë se do të ratifikojë së shpejti marrëveshjen e Shqipërisë për partneritet me NATO-n. "Italia do të ratifikojë së shpejti Protokoll, sepse Shqipëria në vitet e fundit ka bërë hapa të mëdha përpara. Nevojitet që komuniteti ndërkombëtar t'i njohë këto hapa, duke iu përgjigjur kështu meritës që ajo ka. Italia ka një traditë të hershme në raportet e afrimitetit dhe miqësisë me Shqipërinë, kështu që sigurisht ratifikimin do ta kryejmë me bindje dhe jo thjesht si një kërkesë", deklaroi Presidenti i Dhomës së deputetëve italianë. Kryetarja Topalli referoi sot në mesditë në tryezën e rrumbullakët me temë "Parlamentet në procesin e asociim-stabilizimit dhe integrimit evropian dhe mesdhetar".
Vasili: PS të reagojë për reformën
LSI shprehet e hapur për një takim me socialistët në lidhje me problemet kryesore, jo vetëm për reformën zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili për median u shpreh se "Është normale dhe logjike që do të kemi edhe një reagim nga ana e PS-së. LSI-ja ka konsumuar të gjitha mjetet për t'i paraprirë katastrofës së zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri", deklaroi Vasili. Qëndrimi i tij erdhi si rezultat i letrës së bërë publike nga ana e europarlamentarëve në lidhje me procesin e reformës zgjedhore në Shqipëri. Sipas Vasilit pas kësaj letre PS-ja duhet të reagojë në lidhje me reformën zgjedhore në vend. Prej kohësh LSI-ja ka kërkuar një takim me PS-në, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. U përfol një takim me Xhufit të LSI-së dhe Leskajt të PS-së, por takimi dështoi për faj të socialistëve.
Gjinushi: Largim të Berishës
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi e quan amorale dhe jo normale bashkëpunimin e maxhorancën dhe qeverisë në këto momente. "Të tolerosh këtë qeverisje do të thotë, të tolerosh krimin shtetëror të Gërdecit, të tolerosh arrogancën ndaj biznesit dhe shantazhin ndaj medias", deklaroi dje Gjinushi për mediat. Sipas tij, opozita duhet të bashkëpunojë për të realizuar largimin para kohe të kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa në lidhje me sherrin e ndodhur në seancën e 21 korrikut, Gjinushi u shpreh se: "Kuvendi është kthyer si puna e një moteli, ku kur ikën deklaron se je i përdhunuar". Grupi parlamentar i PSD-së në shenjë proteste ndaj sherrit të ndodhur të hënën e kaluar mes socialistit Balla dhe kryeministrit Berisha, bojkotoi seancën e ditës së enjte në Parlament. PSD u bëri thirrje edhe opozitës të bënte të njëjtën gjë.
PD mbyll fushatën në Kashar
Partia Demokratike mbylli të premten fushatën elektorale në Komunën e Kasharit. Në këtë garë PD-ja për kryetar komune ka paraqitur emrin e Besnik Fuçias. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi i pranishëm në këtë takim u shpreh, se "ashtu sikurse në të gjithë Shqipërinë edhe në Kashar, qeverisja e Partisë Demokratike do të mbajë çdo premtim të dhënë". Ai shtoi, se "e kemi kthyer Shqipërinë në kantier ndërtimi dhe këtë kantier duam që ta zhvendosim edhe në Kashar, duke iu bërë thirrje banorëve të votojnë për kandidatin e PD-së Besnik Fuçia". "Ne ju kemi treguar përgjatë këtyre tre vjetëve në qeverisje se ne dimë të mbajmë fjalën dhe kjo jo vetëm në Kashar, por në çdo cep të Shqipërisë", nënvizoi Patozi. Të pranishëm banorë të kësaj zone, dashamirës të kandidatit demokrat, kanë marrë pjesë edhe deputetë të PD-së dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.