Shëmtia e një “thirrjeje” elektorale
Rexhep Meidani
Nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen një ceremoni diplomimi e organizuar këto ditë nga Universiteti i Tiranës. Natyrisht, ngjarje të tilla janë të bukura dhe nxitëse. Në këtë kuptim nuk ja vlen të bëhet dhe ndonjë vërejtje apo kritikë për ndonjë shfaqje "banale" protokolli e ceremoniali, sidomos për rrobën e veshur edhe nga politika, por nuk mund të heshtet para një abuzimi të shëmtuar politik, pikërisht shfrytëzimit me "egoizëm" e paturpësi të podiumit të nderit të përshëndetjes e dhënies së diplomave për propagandë bajate elektorale, veçanërisht në një ditë tepër të shënuar për studentët e diplomuar...
***
Është e tepërt të kujtohet se kudo në vendet demokratike universitetet e kanë të shenjtë autonominë e tyre administrative dhe pavarësinë akademike. Madje, po të hidhet një sy në historinë universitare, nga shumë specialistë të fushës pranohet se në Evropë Universiteti i Konstantinopolit, i themeluar në vitin 425 (dhe i riorganizuar si një "korporatë studentësh" në vitin 849 nga regjenti Bardas i perandorit bizantin të kohës) është një ndër institucionet e para të arsimit të lartë me disa karakteristika, që u atribuohen sot të gjitha universiteteve në vendet demokratike (si mësimdhënia e kërkimi, autonomia administrative, pavarësia akademike etj.). Aktualisht, shumica e universiteteve publike në botë kanë fituar një shkallë të konsiderueshme të autonomisë financiare dhe pavarësi pedagogjike e kërkimore-shkencore. Ndërkohë, edhe universitetet private po gëzojnë një shkallë gjithnjë e më të gjerë pavarësie ndaj politikave shtetërore. Megjithatë nuk mund të mohohet se ende sot ekzistojnë vende apo sisteme politike, në të cilët universitetet janë të kontrolluara nga autoritetet politike ose fetare, që ndalojnë zhvillimin e disa fushave të dijes apo detyrojnë zhvillimin e fushave të tjera. Nuk përjashtohen ende sot dhe kufizime të lidhura me përkatësinë etnike, fetare apo të racës, për studentët, stafin pedagogjik apo atij të kërkimit.
Në analet e zeza të historisë janë regjistruar jo pak raste të tilla edhe gjatë shekullit të XX-të, pa mohuar disa prirje të shfaqura ende në ditët tona. I tillë është, p.sh., rasti, kur gjatë sundimit nazist, nga bibliotekat e universiteteve u hoqën librat e shkruar nga profesorë hebre apo kundërshtarë të regjimit dhe ata u dogjën në sheshe publike. Tipik për këtë është rasti i Berlinit, më 1933. Po ashtu, në atë periudhë, u përjashtuan nga universitetet profesorët dhe studentët me origjinë hebre. Akoma më i turpshëm dhe absurd është dhe rasti i rektorit Martin Heidegger në Universitetin e Frajburgut (Freiburg), i cili krahas rekrutimit nazist e kishte të zakonshme të mbante brenda mjediseve të universitetit fjalime tipike naziste në modelin dhe strukturën e "Führer-it". Tipare të ngjashme, të lidhura me ideologjinë komuniste dhe sistemin politik përkatës, u kultivuan edhe në universitete të vendeve socialiste, sidomos për fushat të tilla si ato ekonomike-shoqërore, art e kulturë. Akoma më të theksuara janë manifestuar ato edhe në Shqipërinë komuniste...
***
Por pse më erdhi në mend një gjë e tillë? Për të pohuar që universitetet duhet të jenë krejtësisht apolitike? Natyrisht, që jo, sepse edhe ato përbëhen nga njerëz, nga studentë e pedagogë, nga stafi teknik e administrativ, nga shërbime të tjera, etj. Dhe të gjithë ata njerëz individualisht kanë prirjet e preferencat e tyre politike, gjykimin e tyre, lirinë apo përzgjedhjen e vet elektorale. Por, në asnjë mënyrë ato nuk mund dhe nuk duhet të manifestohet në një sallë leksioni gjatë procesit të mësimdhënies, apo në një ceremoni zyrtare, siç ishte ajo e shpërndarjes së diplomave e para disa ditëve. Me fjalë të tjera mund të ketë takime të lira të pedagogëve e studentëve jashtë mjediseve universitare apo organizime vullnetare, që mund të lidhen me interesa politike të individëve të caktuar, ku dhe mund të bëhet pak "politikë", por jo në takime të detyruara apo ceremoni zyrtare. Tjetër është liria e vullnetarizmi, tjetër pjesëmarrja e kërkuar dhe detyrimi! Sepse, në fund të fundit, cilido individ (student e pedagog), me një përkatësi apo anim tjetër politik mund të mos i parapëlqejnë auto-lëvdatat e një kryeministri dhe të ministrave të tij, apo, akoma më keq, ai mund të ndajë dhe mendime, qëndrime e përzgjedhje krejt të ndryshme me ta. Në këtë kuptim thirrja elektorale e kryeministrit, madje e formuluar në vetë të parë, me emrin e mbiemrin e tij (të përveçëm), jo vetëm mbart mendësi imponuese apo shfaq reminishenca të së kaluar komuniste, por manifeston dhe një abuzim e "shëmti elektorale" të radhës, një mungesë triviale ekuilibri politik individual! Aq më keq kur kjo ndodh nën pelerinë e "qeleshe" akademike!...