Godo: Stop ndërhyrjeve të mëdha në Kodin Elektoral
Bashkëhartuesi i Kushtetutës, Sabri Godo, kërkon që të mos bëhen ndryshime thelbësore në Kodin Elektoral për shkak të efektit kohë, që rrezikon standardet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas Godos, Kodi duhet të kalojë në Kuvend sa më shpejt, për të mos cenuar kriteret kryesore që janë kërkuar nga ndërkombëtarët dhe për të mos penguar sërish me një çështje të mbyllur tashmë punën e Parlamentit. Presidenti i nderit të Asamblesë së PR-së sugjeron që Kodi i kthyer nga Presidenti duhet të kalojë në Kuvend me ndryshimet teknike të kërkuara brenda javës në qoftë se politika nuk do të cenohen zgjedhjet e ardhshme. Sipas republikanit Sabri Godo, koha e mbetur nga qershori, afati i përcaktuar për mbajtjen e tyre, i bën pothuajse të pamundura ndërhyrjet e tjera të kërkuara prej kohësh nga partitë e vogla, që disa javë më parë kërcënuan edhe me grevë urie, e cila zgjati një javë. Plaku i urtë i politikës shikon si të vetmen zgjidhje për të kaluar këtë pengesë dialogun. Këtë herë nuk duhet vetëm konsensusi i opozitës me mazhorancën, por edhe ai institucional. Sugjerimi i radhës i Godos është që Kuvendi dhe Presidenca të lënë mënjanë fërkimet personale për të filluar rrugën e bashkëpunimit. Kjo, sipas tij, do të ndihmojë edhe në plotësimin e kërkesave të ndërkombëtarëve dhe forcave politike në Shqipëri për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Godo sheh si të vetmen zgjidhje për të kaluar këtë pengesë dialogun mes presidencës dhe Kuvendit, duke lënë mënjanë fërkimet e deritanishme personale.
Sfida e të gjitha forcave politike më shumë sesa me datën e zgjedhjeve duket se do të lidhet me standardet që do të kenë këto zgjedhje. Javën e ardhshme duket se do të marrë përgjigje çdo dilemë e politikës për Kodin Elektoral dhe datën e zgjedhjeve.
Sipas Kodit Elektoral, Presidenti duhet t`i dekretojë zgjedhjet jo më shumë se 9 muajt përpara mbarimit të mandatit të Kuvendit.
Presidenti vlerëson se dekretimi i Kodit, publikimi i tij në Fletoren Zyrtare dhe hyrja në fuqi, kanë afate të përcaktuara kohore, pas të cilave atij nuk i mbetet më kohë për të respektuar afatin e tij 9-mujor për dekretimin e datës së zgjedhjeve.