Skenari i PD-së për rishikimin e Kodit: Zgjedhjet e 2009-ës, në vjeshtë
"Defekti teknik" i Kodit Elektoral për të cilin Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka kthyer atë mbrapsht në Parlament, do të marrë javën e ardhshme zgjidhje nga Komisioni i Ligjeve. Por sipas të gjitha gjasave, bashkë me rregullimin e gafës së deputetëve do të shtyhet edhe data e zgjedhjeve, e cila ishte parashikuar në qershor. Duke pasur parasysh edhe mosgatishmërinë për kartat e identitetit, ballafaqimi elektoral pritet që të bëhet drejt vjeshtës së ardhshme. Partia Demokratike konfirmon se pjesa e dekretimit të datës së zgjedhjeve do të zgjidhet me një dispozitë kalimtare, e cila do të votohet në Komisionin e Ligjeve. Kjo do të shmangë edhe përplasjen e ligjit elektoral me Kushtetutën për datën e caktimit të zgjedhjeve vetëm për votimet parlamentare të vitit 2009. Synimi i PD-së është shtyrja e datës së zgjedhjeve deri në vjeshtë me anë të një dispozite kalimtare.
Argumentet
Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Dashnor Sula, pohon se arsyet e kthimit të Kodit nga ana e Presidentit janë thjesht teknike dhe nuk ka asgjë tjetër. "Në këtë drejtim Parlamenti, duke pasur edhe konsensusin e palëve PD e PS, do të përgatisë një dispozitë kalimtare për afatin e zgjedhjeve, në mënyrë që ligji zgjedhor të mos ketë përplasje me afatet kushtetuese, pasi kjo është ajo që sugjeron edhe Presidenti", thekson deputeti i PD-së, Dashnor Sula. Meqenëse Komisioni i Reformës Zgjedhore e ka përmbyllur misionin e vet, atëherë mbetet që kjo dispozitë të votohet në Komisionin e Ligjeve e më pas t‘i shkojë Parlamentit për votim përfundimtar.
Deputeti Sula e argumenton vendimin e Presidentit si korrekt dhe të saktë, pasi në rast të kundërt ai do të kishte pasoja negative për kreun e shtetit. "Nëse Presidenti do ta kishte anashkaluar këtë pjesë të kodit, nuk mund të përjashtohet fakti që më vonë ai mund të atakohej pikërisht për këtë çështje, se ai ka shkelur Kushtetutën, duke cenuar afatet për caktimin e datës së zgjedhjeve", tha Sula. Sipas tij, vendimi i Presidentit duhet të lexohet drejt, pasi ka të bëjë vetëm me një çështje teknike të kodit, ndërsa për kodin në tërësi kreu i shtetit është shprehur me nota të larta vlerësimi.
Kushtetuta
Më 3 shtator të 2009-ës përfundon mandati i këtij Kuvendi. Sipas nenit 66 të Kushtetutës, zgjedhjet shtyhen vetëm në rast lufte. Në rastin konkret, veç "luftës së ftohtë" institucionale paralelizuar me paqen e gjigandëve të politikës për Kodin Zgjedhor, Kuvendi nuk mund të shkelë Kushtetutën. Për këtë, forcat e mëdha politike duket se edhe këtë herë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta kaluar Kodin nëpërmjet dispozitave kalimtare në Komisionin e Ligjeve.
Data e zgjedhjeve
Saktësimi i afateve në Kodin e ri Zgjedhor për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme, është e vetmja çështje që do të rimerret në shqyrtim nga ana e Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kjo ishte dhe pika e kritikuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për të cilin ai nuk e dekretoi këtë ligj, të miratuar në Parlament më 18 nëntor, me një konsensus të gjerë prej 112 votash. Rregullorja e Kuvendit e parashikon qartë që komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës. Kjo procedurë në njëfarë mënyre nuk lejon të merren parasysh pretendimet e ngritura së fundmi nga parti të vogla parlamentare, të cilat shprehen për rishikim të Kodit Zgjedhor edhe në pika të tjera të tij.