Paloka: Do të garoj për kreun e degës Tiranë
"Unë jam gati që ta marr përsipër drejtimin e degës së Tiranës". Kështu është shprehur një tjetër deputet i Tiranës, Edi Paloka, duke shtuar listën e kandidatëve për kreun e degës së PD-së në kryeqytet. Paloka është shprehur se pasi të konsultohet me drejtuesit e PD-së, do të jetë i gatshëm për të hyrë në garë. "Dega e PD-së së Tiranës është një degë përcaktuese për zgjedhjet. Pra është një degë që, nëse e merr përsipër, duhet të jesh i bindur se nuk do të dështosh", u shpreh Paloka. Sipas tij, është një detyrim statusor që të propozojnë seksionet. "Mund të dilja edhe unë ta shpallja kandidaturën, nuk më ndalonte askush, është e drejtë e gjithsecilit. Por kam pritur për të parë nëse realisht anëtarët e Partisë Demokratike më mendojnë si një mundësi për ta drejtuan degën e Tiranës", theksoi ai.