Nata e bardhe, sfide monotonise

Qindra e mijera te rinj e te reja kane shfrytezuar rastin e "liridaljes" duke u argetuar cdo moment
As reshjet e shiut, as hallet e perditshme dhe as kuleta bosh nuk i ka penguar femijet dhe te rinjte te dalin ne rruget e Tiranes dhe t'i thone "jo" stresit te perditshem, te pakten per nje nate. Tabloja e kryeqytetit tone eshte ndoshta jo aq e gjalle sa pritej, por gjithsesi, rruget e tij jane mbushur plot. Me se shumti, te rinj e te reja kane vrapuar drejt koncerteve festive, lokaleve e pub-eve per te shijuar nje nate qe i ngjan cdo dite tjeter per nga aktivitetet. Bizneset e kane ne xhep lejen qe te qendrojne hapur ne sherbim te qytetareve, por edhe linjat e transportit publike nuk i kane "braktisur" qytetaret, duke i transportuar drejt zonave me te nxehta te festimeve.
Liridalje
Nese i pyet te rinjte se si u duken festimet, ata nen ze pohojne se Nata e Bardhe eshte nje dite e shenuar, pasi pothuaj per te pestin vit radhazi, ata nuk kane pse te perdorin metoda bindese per prinderit e tyre. Ata ua kane dhene lejen, shoqeruar me nje sere keshillash qe lidhen me pijen, sherret e mundshme, apo me se shumti, per kujdesin gjate kthimit ne shtepi. Keshtu, te rinjte pohojne se, me shume sesa te ndjekin kalendarin e aktiviteteve, ata jane te lumtur se me ne fund po dalin pa kufizime. Nga ana tjeter, pozitiv per ta eshte edhe fakti se nese u mbarojne leket neper lokale a pub-e, kane mundesi te argetohen me koncertet falas qe ofron bashkia e kryeqytetit. Keshtu, pasi e kane pritur per dite e dite me radhe, te rinjte e qytetit te Tiranes dhe periferise jane veshur e stolisur dhe kane rendur rrugeve te kryeqytetit, pa e vrare mendjen nga reshjet e shiut apo i ftohti i ketyre diteve. Ajo qe te bie me shume ne sy eshte dalja ne mase kolektive e te rinjte te periferise sidomos, te cilet jane shoqeruar per disa ore edhe nga te rriturit. Ne kete menyre, per ta liridalja ka qene disi e kufizuar.
Zbavitja
Me te ekzaltuar kane qene ata qe jane ftuar nga balerinet per vallezim. Me kete rast, te rinjte, sidomos meshkujt, nuk kane ngurruar qe te vene ne jete edhe nismen "free hugs", ose "perqafome", duke shkaktuar jo pak humor te shoket e tyre. Sipas Bashkise se Tiranes, qellimi i kesaj iniciative eshte fillimi i nje levizjeje te madhe kunder mbylljes se individit, vetmise e harreses. Nderkaq, risia e ketij viti eshte edhe improvizimi i nje mbledhjeje ne sallen e Keshillit Bashkiak, me te rinjte. Keshtu, njera nga temat qe do te diskutohet eshte nese duhen lejuar apo jo, celularet ne shkolla, si dhe nese studimet e larta duhen kryer ne Shqiperi apo gjetke. Ne varesi te mendimit te shumices, nuk eshte cudi qe sugjerimet te sherbejne edhe si shtyse per vendime te ardhshme ne Keshillin Bashkiak. Veprimtarite qe do te jene pjese e festimeve per "Naten e Bardhe", jane pjese e nje projekti te gjere qe synon te lidh me shume njerezit si dhe te rrise atmosferen e festimeve gjate nates se pa gjume.
Femijet
Femijet kane pasur mbreme hapesiren e tyre te argetimit per Naten e Bardhe. Keshtu, ata jane bere protagoniste nga personazhet me te dashura kukulla, dhe ashtu si ne perralla, qielli u mbush me flluska e tullumbace. Gjithashtu, per ta kishte edhe kende lojerash te instaluara.
Te moshuarit
Edhe per kete kategori, bashkia ka menduar qe t'i jape hapesiren e nevojshme. Keshtu, te moshuarit nuk kane ngurruar te marrin pjese ne koncertin madheshtor qe u zhvillua ne qender te Tiranes, ndersa kane kenduar edhe kenge partizane, me rastin e dites se clirimit.
Hana: Lojerat jane shume te shtrenjta
Vogelushja Hana duket mjaft e lire dhe e pavarur teksa ecen pergjate Bulevardit Deshmoret e Kombit vetem me nje shoqen e saj, pa pasur frike se do t'i shtypin makinat. Megjithate, eshte e trishtuar se lojerat qe ndodhen ne sheshin "Nene Tereza" jane nje "molle e ndalueme" per te. Mund t'i shohe, por jo te luaje, sepse ato jane mjaft te shtrenjta. "do te ishte mire qe bashkia te na kishte siguruar mundesi te luanim falas", thote Hana. Megjithate, ajo eshte e kenaqur se kesaj here ka mundur te dale ne oret e vona, madje se po shetit vetem me shoqen e saj te ngushte. Sigurisht, prinderit i ka pak metra me pas, sepse megjithese kjo eshte "Nata e Bardhe", prinderit nuk mund te rrine pa e kontrolluar, sepse Hana eshte ende e vogel.
Zelia: Prane zjarrit partizan per t'u ngrohur
Zelia nga Tirana ndodhet prane zjarrit partizan, ne lulishten e Vellezerve Frasheri, jo per te degjuar kenget qe s'u kenduan, por thjesht per t'u ngrohur. Zjarri bubulak duket mjaft terheqes ne mbremjen e ftohte te 29 nentorit, ndaj nuk mund te kete vend me te mire per ta shijuar Naten e Bardhe se atje. "Ne fakt, tentova te shkoja edhe ne qender, por aty kishte shume rremuje, me se shumti ishin te rinj", thote Zelia. Prania e saj ne vendin qe eshte krijuar per veteranet ish-partizane, nuk kane asnje lidhje jo vetem per Zelien, por edhe per te tjeret qe duket se jane atje vetem per t'u ngrohur. Madje, nje rast te tille e shfrytezuan edhe lypesit, te cilet jane me sandale ose zbathur. Ne kete menyre ata kane kryer dy pune njekohesisht; edhe jane ngrohur edhe kane kerkuar lemoshe.
Gjeografia e festimeve:
Koncerti i madh ne sheshin "Skenderbej"
Kercime masive, ne bulevardin "Deshmoret e Kombit"
Ekspozite e hapur ne sheshin "Skenderbej"
"Te lindur per te lexuar" ne lulishten e qendres
Ndjesi te bardha ne sheshin e "Ushtarit te Panjohur"
Muzeu i flamujve te "Vellezerit Frasheri"
Hip-hop dhe rok ne parkun "Rinia"
Diskutime me te rinjte ne Keshillin Bashkiak
Perqafime falas ne te gjitha rruget e Tiranes