E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majori gjerman: Ja kur ikem nga Shkodra

Lufta anti-naziste eshte hedhur edhe ne ditarin e nje ushtaraku te larte gjerman. Majori Volfang Behn, ne shenimet e mbajtura ditet e fundit te luftes, i kapur nga forcat partizane ne prag te clirimit te Shqiperise, tregon levizjen e forcave gjermane nga Tirana ne Shkoder, si dhe situaten ne Maqedoni e Jugosllavi pas disfatave qe kishin arritur ne keto vende. Ai shprehet se nga Shkodra jane larguar mesnaten e 29 Nentorit 1944, pak momente para se te zbardhte 30 nentori. Per here te pare detaje te ketij ditari serviren ne media, ndersa dokumenti i eshte dorezuar Shtabit te Pergjithshem rreth 3 vjet me pare. Oficeri i larte i sherbimit informativ te SS-ve, jep hollesira per luften e shqiptareve ne Veri dhe fillimin e veprimeve luftarake partizane per clirimin e Tiranes. Detaje te hollesishme, edhe per vendosjen e forcave te Korparmates Malore te 21-te. Ne ditar perfshihen ngjarjet nga 23 tetori deri ne 20 dhjetor, te vitit 1944. Si luftonin partizanet shqiptare dhe bombardimet e aleateve ne rrugekalimin e formacioneve hitleriane Shkoder-Tirane. Ku u vendos komanda e korparmates dhe demtimet qe kishte pesuar ushtria gjermane. Veprimet luftarake te regjimentit Uderfanden qe vepronte ne Veri te Shqiperise qe me pas u detyrua te vendosej ne Shkoder. Koloneli gjerman, Wolfram D. Hoffman, i ka dhuruar pak kohe me pare, shefit te Shtabit te Pergjithshem, Pellumb Qazimi, dokumentin e largimit te ushtrise gjermane nga Shqiperia. Kjo date eshte 29 nentori, ku Korpusi i XXI alpin nen drejtimin e gjeneralit te kembesorise, Ernst Von Leyser, ka leshuar qytetin e fundit, Shkodren. Gazeta "KJ" po boton me poshte pjese te ketij ditari qe flasin per humbjen e ushtrise gjermane.

30.11.1994, Komanda Qendrore mbi gjendjen

"Fronti i Adriatikut: Nga Shkodra u terhoqem pak pas mesnates. Hapja e rruges per ne Matasevo po ecen shume ngadale. Sulme te vazhdueshme ndaj vijes kryesore te frontit te luftimeve ne Jug dhe Jugperendim te Mostarit. Ne naten mes 29-30.11.1944 u leshua Novi-Pazari dhe forcat e armikut po na ndjekin me vendosmeri. Ne daten 30.11.1944 regjimenti 47 ne Prijepolje po perpiqet te hape rrugen Brodarevo-Bijellopolje.

Zona e Egjeut: Me dt. 28.11.1944 u zmbraps nje sulm ne Piskopi me ane te silurhedhesve. Nga mbremja, armiku devijoi ne drejtim te Simit.

Fronti i Adriatikut: Shkodra u leshua. Praparoja eshte ne terheqje dhe eshte vendosur ne pjesen verilindore te liqenit te Shkodres. Jane sprapsur disa sulme te bandave ne hyrje te ures Bioce. Me nje rezistence ndaj ketyre sulmeve u be i mundur fitimi i terrenit dhe zbarkimi i forcave tona 8 km ne afersi te Klopotit".

Perg. Rudina Llazari

Festa e Clirimit, politika e ndare

Shoqata e Veteraneve ne Shkoder dhe partite e spektrit te majte, pritet qe neser te kryejne homazhe ne "Varrezat e Deshmoreve" ne perkujtim te festes se clirimit te vendit dhe largimit te gjermanit te fundit nga Shkodra. Te interesuar ne keto seli, mesojme se do te organizohet nje aktivitet pothuajse i njejte me ate te dites se sotme, me programacion homazhe e koncerte. Por ky aktivitet nuk do te mbeshtetet nga autoritetet vendore, qe deklaruan se me vendim njihet per festen e Pavaresise dhe Clirimit data 28 nentor. Ashtu sikurse vitet e kaluara, festimet do te zhvillohen ne dy kampe te ndara, pro dhe kunder dates se Clirimit te vendit.

Filip Llazari, ish-veteran

"Luften s'e bene politikanet"

Ne shenimet e veta per kete date, Filip Llazari, ish-veteran i luftes, i cili sot nuk eshte me, rrefen pikerisht disa fakte qe flasin per naten e fundit te okupatorit nazist. Llazari, pjesemarres ne luftime, kujton se gjermanet kane lene Shkodren me 29 Nentor te vitit 1944. "Askush nuk mund ta ndryshoje kete date te lavdishme per popullin shqiptar. Luften nuk e bene as historianet e sotem dhe aq me pak politikanet", shkruan ai.

Anton Prendushi:

"Gjermanet e kane dokumentuar me fakte qe 29 Nentori ishte dita kur gjermani i fundit la Shqiperine dhe jo 28 Nentori. Ndaj kjo date eshte dita e Festes se Clirimit. Ndersa 28 Nentori eshte Festa e Pavaresise, pra Festa Kombetare. Nuk mund te hiqen kaq lehte keto data, pasi i perkasin historise se kombit. Aq me teper kur ka fakte per kete lufte dhe vete okupatoret gjermane e kane pranuar se lane Shkodren me 29 Nentor", shprehet Antoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›