E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora e pandryshuar, festime ne dy dite

Vlore- Bashkia e Vlores ka organizuar nje sere aktivitetesh per diten e Pavaresise dhe te Clirimit. Por aktivitetet kulturore me rastin e 96-vjetorit kane nisur qe prej dates 24 nentor, me ekspozita fotografike, variete ne teatrin "Petro Marko", panair i librave, koncert i grupeve polifonike etj. Ashtu sikurse vitet e kaluara, pritet nje pjesemarrje e gjere e komunitetit vlonjat dhe autoritetet vendore kane shpallur program per festimet e te dyja datave, 28-29 Nentorit. Bashkia e Vlores ka organizuar edhe per kete vit nje sere aktivitetesh qe do te nisin mengjesin e 28 Nentorit ne zona te ndryshme te qytetit, deri tek koncerti ne Sheshin e Flamurit. Pas kesaj, festimet e dates 29 Nentor do te vijojne me vizitat ne "Varrezat e Deshmoreve" me rastin e 64 vjetorit te Clirimit dhe do te finalizohen ne mbremje me nje koncert te "Fatman Scoop" dhe Aurela Gaces ne Pallatin e Sportit. Po keshtu pritet te behen vizita ne Muzeun Historik, koncerte dhe variete te ndryshme.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›