Godo mbledh drejtorët e rretheve
Konsolidimi i kompetencave të strukturave shëndetësore në nivel rajonal. Ky ishte thelbi i mbledhjes së djeshme të organizuar nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo me drejtorët e drejtorive të shëndetit publik (ISKSH, ISHP). Godo theksoi se, shëndeti publik është një nga problemet më të rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor. Qëllimi i këtij takimi ishte analiza e funksionimit të drejtorive të shëndetit publik në shkallë rajonale. “Kjo është një nga reformat e rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor. Politikat shëndetësore rrisin nivelet dhe Instituti i Shëndetit Publik, Drejtoria e Shëndetit Publik, janë përçuesit kryesorë të politikave shëndetësore”, tha Godo. Takimi i djeshëm është në vazhdim të një reforme të nisur, bazuar në urdhrin e dalë më vitin 2007, por jo të realizuar në shumicën e pikave të tij.