E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH ngre grupe pune për kartën e studentit

 

Ministria e Arsimit ngre grupin e punës për hartimin e projektit për Kartën e Studentit. Zyrtarisht ky dikaster sqaroi se po  ndiqen shembujt më të mirë të rajonit dhe Evropës për të përcaktuar kriteret dhe procedurat për lëshimin e kësaj karte. Përfitimet e studentëve nga përdorimi i kartës së studentit do të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për MASH. Ky dokument i miratuar dy vite më parë është një hap drejt përcaktimit të një statusi më të privilegjuar të studentit në shoqëri, ashtu siç ai trajtohet në të gjitha shoqëritë demokratike moderne. Referuar vendimit, karta e studentit lëshohet për një periudhë 1-vjeçare, kundrejt një çmimi prej 100 (njëqind) lekësh. Dokumenti i kartës së studentit do të jetë i formatit ID1, i pajisur me elemente të sigurisë dhe do të përmbajë: emrin, mbiemrin e studentit, datëlindjen, universitetin, degën, vitin, numrin e serisë së Kartës së Studentit, datën e lëshimit të Kartës së Studentit; periudha e vlefshmërisë.Zbatimi i kartës së studentit konsiderohet nga Qeveria Studentore si një domosdoshmëri, që do të ndihmojë në përfitimet që do të kenë studentët, por edhe në mënyrën se si universiteti menaxhohet. Përsa i përket mënyrës së menaxhimit ajo do të shërbejë në identifikimin e studentëve dhe krijimin e bazave së të dhënave mbi studentët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›