Përplaset për vdekje në tokë 78-vjeçari
06/03/2005 Aksident i rëndë
KORÇË - Një 78-vjeçar, nga Korça, ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në lagjen nr.14 të këtij qyteti.
Sotir Braçellari, ndërsa po ecte përgjatë rrugës “Viktor Eftimiu“, është goditur për vdekje nga një makinë.
Burimet policore bëjnë të ditur se shkak për këtë aksident, me pasojë vdekjen e të moshuarit, ka qenë shpejtësia e madhe, me të cilën po kalonte automjeti tip “Opel“, me targa të huaja, e drejtuar nga 25-vjeçari Marsel Telha. Autori është ndaluar më pas nga policia. Sipas policisë, mësohet se Telha, është banor i fshatit Pojan, të rrethit të Korçës dhe nuk ka patur precedentë penalë.
Materialet i kaluan prokurorisë për hetim të mëtejshëm.