E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goji, pajisja më e re për sigurinë e shtëpisë

SHBA – Së shpejti pritet të hidhet në treg një opsion që lidh telefonin tuaj inteligjent me shtëpinë. Pajisja më e fundit që kryen pikërisht këtë gjë quhet Goji.

Goji përmbledh në një kamera digjitale imazhe të çdokujt që futet në shtëpi. Këto të dhëna ruhen në telefonin e personit që e ka kërkuar këtë shërbim. Siç e kemi parë më para nga sistemet e tjera, Goji përmbledh bashkë lidhjet WiFi, Bluetooth me fuqi të ulët, dhe ‘kriptim në nivel banke’ me një sistem çelës që kontrollohet nga telefoni inteligjent.

Aplikacioni mund të përdoret për të krijuar privilegje të përhershme ose të përkohshme, duke përfshirë edhe limite kohore se kur dëshironi ta përdorni opsionin. Parametrat e rinj mund të krijohen edhe nëpërmjet email-it ose mesazhit tekst.

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›