Arrestohet 16-vjeçari, akuzohet për vepra të turpshme me një djalë të mitur
VLORE – Policia e Vlorës vuri në pranga një 16-vjeçar, i cili akuzohet për vepra të turpshme me të mitur. Policia bën të ditur se shtetasi A.S. ka ngacmuar dhe ka kryer veprime të turpshme me një djalë 13-vjeçar.
“Vlorë, nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë për “Kryerje të veprave të turpshme “ për shtetasin: A.S, vjeç 16, banues në lagjen “Partizani” Vlorë. Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e datës 04.06.2013 ka ngacmuar dhe ka kryer veprime të turpshme seksuale me shtetasin e mitur me iniciale F. H., vjec 13 banues në Vlorë. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Një ditë më parë një rast pedofilie u shënua në Korçë. Një burrë i moshës 60-vjeçare u prangos nga policia e Korçës nën veprën penale të abuzimit seksual me fëmijë të mitur. Shtetasi Vangjel Hoxha, 60 vjeç, u arrestua pas denoncimit që kreu në komisariat, babai i një vajze 16-vjeçare. Burime nga policia bënë me dije se vajza ka rrëfyer në shtëpi se Hoxha ka kryer vepra të turpshme me të në një lagje periferike të qytetit të Maliqit. Pas denoncimit, policia vuri në pranga Hoxhën. Ky person sipas efektivëve dyshohet se ka kryer vepra të turpshme dhe me fëmijë të tjerë.
(er.nu/BalkanWeb)