Gola për Sadikun dhe Seminajn
Goleadë shpëtimi për skuadrën e Lokarnos, e cila ka fituar 5-1 në luftën për mbijetesë. Edhe një herë protagonist ka qenë futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i cili ka shënuar një gol, por jo më pak deciziv në lojë ka qenë edhe futbollisti tjetër shqiptar Semina. Të dy kanë realizuar nga një gol secili, duke i dhënë fitoren 5-1 skuadrës së tyre e njëkohësisht edhe një shpresë thuajse të sigurt për mbijetesë.
Lala, 10 minuta lojë
Hanover është mundur 1-0 nga Hamburgu, por interesant është fakti që Lala ka luajtur 10 minutat e fundit të lojës. Natyrisht që nuk mund të bënte asgjë në humbjen e skuadrës së tij, pot fakti i aktivizimit në Bundesligën 1 është mjaft pozitiv e ky është një ogur mjaft i mirë edhe për kombëtaren tonë.
Asnjë shans për Dallkun e Januzin
Ndeshje shumë e vështirë për dy shqiptarët e Vorsklës. Ndeshje shumë e vështirë dhe humbje e thjeshtë 3-0 me gjigantët e Dinamos së Kievit. Asnjë shans si për të për, ashtu dhe për skuadrën për të evituar një humbje të paralajmëruar.
Pushim për Bogdanin e
